Si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës së djeshme, në dy stacionet e pompimit në Fushë Krujë dhe Fushë Kuqe, ka pasur përmbytje të shumta. Ujësjellës Kanalizime Durrës bëri me dije se si pasojë e përmbytjeve do të ketë probleme në furnizimin me ujë të Durrësit dhe Shijakut. Më problematike paraqitet situata në stacionin e pompave të Fushë Krujës, ku OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike deri në përmirësimin e situatës. Po kështu situatë problematike paraqitet edhe në stacionet e tjera të pompimit, në Fushë Kuqe dhe Adriatik, ku energjia elektrike është ndërprerë për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.
Durrësi dhe Shijaku probleme në furnizimin me ujë, reshjet dëmtojnë pompat
postimi meparshem