“Edhe kopshtet, shkollat e taksitë përfitojnë pagën e luftës”, Rama sqaron pagesën e mjekëve: Këto ditë në llogari do kenë…

Read Time:51 Second

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar pikëpyetjet që janë ngritur se kush e përfiton pagëen e luftës, duke theksuar se edhe kopshtet e shkollat private e madje edhe taksistët e përfitojnë.

Edhe kopshtet apo shkollat private, apo ata që merren me transportin e qytetarëve, edhe këto kategori janë përfituese nëse në këto biznese xhiro nuk i kalon 140 mijë usd në vit, taksitë gjithashtu përfitojnë”, tha Rama.

Sakaq, kryeministri tha se këto ditë, ashtu siç është premtuar mjekët e infermierët e sanitarët në vijën e zjarrit të luftës me koronavirusin do kenë përveç rrogës edhe bonusin.

“Sistemi ynë spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme e vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës përditë për ditë të këqija që ishalla nuk vijnë.

Këto ditë mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pagës. Deri kur të mbarojë lufta e pacienti i fundit të lërë spitalet tona, të gjithë këta do vazhdojnë të paguhen kështu”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pas lajmit të trishtë për babain, Vik Kraja ka këtë kërkesë për të gjithë
Next post “Nga java e ardhshme lehtësime të levizjes me pikatore’’, Rama: Prisnim kërcim të numrave por nuk ndodhi, ja ç’do shohim në mes të prillit