Home Aktualitet Foto/ Tërmeti dhe shiu shkatërrojnë Gjeologjikun, Dekani: Situatë katastrofike

Foto/ Tërmeti dhe shiu shkatërrojnë Gjeologjikun, Dekani: Situatë katastrofike

nga Albina Hoxhaj

Pas tërmetit, gjendja tek Fakulteti i Gjeologji-Minierave është alarmante. Godina ka pësuar dëme të parikuperueshme. Pas reshjeve të dendura të shiut ndërtesa është mbushur me ujë.

Dekani i këtij fakulteti tha për medien se situata në këtë godinë është e rrezikshme edhe më shumë pas tërmetit që ra ditën e shtunë, ku në këtë godinë u shemb një pjesë e tarracës në katin e fundit.

“Kjo është një situatë katastrofike. Ne kemi qenë me shumë fat, që qëlloi ditë e shtunë dhe nuk patëm punonjës dhe studentë pasi do të kishte shumë viktima (për rastin e tërmetit). Kjo që ndodhi tani që cfarë ra jashtë ra brenda do të fillojë menjëherë rikonstruksionin e godinës. Unë pres që të vijë grupi i ekspertëve. Kjo ishte pasojë e rrëzimit të kornizës së çatisë që mori edhe letrën serë për izolimin e çatisë. Ka bërë dëme të mëdha në auditorë dhe laboratorë, sidomos i mikroskopëve, por shyqyr që arriti përgjegjësi i laboratorit që i largoi. Godina nuk mund të kthehet më në gjendje e mëparshme. Në godinën tjetër të re, ku ka qenë Shkolla e Magjistraturës mund të bëhet mësim me turne” tha ai.

Lajme te ngjashme