Testet, Spitali Amerikan nën hetim/ Prokuroria: Kallëzim nga policia për ngjallje paniku dhe kontrabandë

Read Time:1 Minute, 18 Second

Prokuroria e Tiranës nis hetimet ndaj Spitalit Amerikan për shkak të analizave që ky subjekt privat po kryen për COVID-19.

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, konfirmoi për “Vizion Plus” se Policia e Shtetit ka bërë një kallzim pranë organit të akuzës për të nisur hetimet për mashtrimet që po iu behen qytetarëve shqiptare me testet, në kushtet e pandemise.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të hetojë subjektin privat, Spitali Amerikan, sipas nenit 267 të Kodit Penal për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik si dhe bazuar ne nenin 174 të Kodit Penal për kontrabande me mallra të tjera.

Organi i akuzës do të hedhë shortin për të caktuar se cili prokuror do të hetojë këtë skandal korruptiv.

Spitali Amerikan prej ditësh ka nisur të kryejë analiza për koronavirusin.

Zyrtarisht ky test kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik, analizë që bëhet përmes tamponeve nazo-faringial dhe jo përmes gjakut.

ISHP ka ekskluzivitetin në Shqipëri për të kryer këtë lloj analize pasi duhet certifikimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Asnjë spital privat në Shqipëri nuk është certifikuar nga OBSH për këtë lloj analize.

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi të gjithë qytetaret, se analizat për  COVID-19, nuk mund të kryhen nga asnjë spital apo laborator privat në Shqipëri.

Në një reagim të saj Agjencia Kombëtare e Barnave saktësoi se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikate regjistrimi për diagnostifikimin e koronavirusit.

Më heret, shefja e Gjurmimit Epidemiologjik, Eugena Tomini konfirmoi për “Vizion Plus” se kjo analizë kryhet vetëm në ISHP.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë nxjerr zbuluar MAS: Tender transporti për nxënës dhe mësues kur shkollat janë të mbyllura (Dokumenti)
Next post Ngadhënjimi i Doktrinës së Ali Ahmetit.