Home Aktualitet ’10 mijë euro dhe shkoni pa problem në Kanada’/ Premtonte viza duke i bërë pjesë e stafit të Greta Koçit! Dënohet me 7 vite burg xhaxhai i këngëtares, si i mashtronte ‘klientët’ në lidhje SKYPE

’10 mijë euro dhe shkoni pa problem në Kanada’/ Premtonte viza duke i bërë pjesë e stafit të Greta Koçit! Dënohet me 7 vite burg xhaxhai i këngëtares, si i mashtronte ‘klientët’ në lidhje SKYPE

nga Editor

TIRANË– Shkëlqim Koçi, xhaxhai i këngëtares së njohur Greta Koçi, është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të mashtruar qytetarë se do t’u siguronte viza kanadeze apo dhe amerikane. Gazetari Elton Qyno raporton se xhaxhai i Greta Koçit, kërkonte nga “klientët”  e tij 10 mijë dollarë, duke i premtuar se do të shkonin në Amerikë apo Kanada si pjesë të stafit të këngëtares.

SI NDODHI MASHTRIMI

Oficeri Virson Stroka ka jetuar në Kanada nga viti 2009-2012 dhe ka pasur dëshirë që të merrte edhe bashkëshorten e tij, Erindën. Një miku i tij, i identifikuar më pas si Gjergji Hysi i ka sugjeruar që të kontaktojë me Shkëlqim Koçin, i cili ka marrë përsipër edhe gjetjen e vizës. Pas një bisede në Skype, Virsoni i ka derdhur Koçit paratë e kërkuara në bankë, ndërsa xhaxhai i Gretës i ka premtuar se viza do të dilte pasi gruaja e tij do të regjistrohej si pjesë e stafit të Gretës, e cila shkonte për koncerte në kontinentin e largët, gjë që e bënte skemën e tij më të besueshme. Megjithatë edhe pse paratë kaluan në bankë, viza nuk u mor dhe oficeri nuk pati më asnjë kontakt me Shkëlqimin, pasi gjatë bisedës së tyre, ai i kishte pohuar se jetonte në Spanjë.

KONFRONTIMI

Më të mbërritur në Shqipëri, oficeri Virson Stroka ka kontaktuar me këngëtaren Greta Koçi, por kjo e fundit i ka pohuar se nuk ka ditur asgjë dhe se të gjitha ishin punët e xhaxhait të saj, më të cilat ajo nuk ka qënë e përfshirë. Kaq ka mjaftuar dhe të dy bashkëshortët Stroka kanë depozituar kallëzim penale për “Mashtrim me pasoja rënda” ndaj Shkëlqim Koçit. Ndaj tij, Gjykata e Tiranës vendosi 7 vite heqje lirie.

Lajme te ngjashme