Edhe Gjermania zgjat afatin e kufizimeve, ja ç’po u kërkohet qytetarëve. Merkel: Një pandemi nuk njeh ditë pushimesh

Read Time:1 Minute, 20 Second

Qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill. U diskutua gjithashtu edhe për një detyrim për të mbajtur maskë mbrojtëse

Në luftën kundër përhapjes së virusit Corona, kufizimet e gjera për kontakte duhet të zbatohen nga qytetarët deri në 19 prill, pra edhe gjatë Pashkëve. Federata dhe landet vendosën në Berlin, që kontaktet me njerëzit e tjerë jashtë familjes të mbeten të kufizuara në minimumin absolut, në përputhje me rregullat në fuqi.

Kancelarja Angela Merkel (CDU) tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve që njerëzit në Gjermani të heqin dorë në përgjithësi nga udhëtimet private dhe vizitat – përfshirë edhe te të afërmit.

“Një pandemi nuk njeh ditë pushimesh,” tha Merkeli.

Dhe shtoi: “Qëndroni edhe më tej të fortë dhe i respektoni rregullat”.

Rregullat duhet të zbatohen fillimisht deri më 19 prill. Në pothuajse të gjitha landet federale, pushimet e Pashkëve për fëmijët e shkollave mbarojnë në këtë datë.

Kufizimet “janë respektuar mjaft mirë”

Merkeli tha që masat respektohen në mënyrë të unifikuar në shkallë vendi. Kufizimet e kontakteve respektohen mjaft mirë. Të martën pas Pashkëve, qeveria federale dhe landet do të rivlerësojnë situatën bazuar, ndër të tjera, në të dhënat e Institutit Robert Koch.

Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merkeli paralajmëroi se nuk duhet të ketë diskutime për lehtësimin e masave ekzistuese para 19 prillit. Ajo tha se në konferencë pati dakordim të gjerë që mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të jetë e detyrueshme. Kërkesat ekzistuese duhet të respektohen edhe nëse dikush mban maska të tilla.

DW

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shkon në mbi 80 mijë numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, 727 viktima në 24 orët e fundit
Next post Mbyllja e shkollave pa afat, Malaj: Dy propozime për qeverinë