Home Aktualitet I infektoi djali që u kthye nga Italia, 61-vjeçari nga Elbasani gati të lërë spitalin, gruaja e tij…

I infektoi djali që u kthye nga Italia, 61-vjeçari nga Elbasani gati të lërë spitalin, gruaja e tij…

nga Editor

Me rritjen e numrit të të infektuarve që raportohet çdo ditë nga ministria, vijnë edhe lajme të mira.

Nga Elbasani, korespondentja e Panorama raporton se një burrë 61 vjeçar i cili rezultoi i infektuar me Covid -19, rreth dates 11 mars, tashmë është shëruar.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij u infektuan nga djali i tyre i cili ishte kthyer nga Italia dy ditë përpara se të regjistroheshin të prekurit e parë me koronavirus në vendin tonë.

Mësohet se 61 vjecari me inicialet R.M iu nënshtrua terapisë intensive në spitalin Infektiv. Kurse gruaja e tij ndodhet e vetëkarantinuar.

Ai tashmë do të lërë dyert e spitalit. Nga 5 numuri i te infektuarve në Elbasan, ka shkuar në katër.

Lajme te ngjashme