Panariti: Qeveria të sigurojë maska mbrojtëse për qytetarët! Sa më parë!

Read Time:55 Second

Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti apelon qe Qeveria të sigurojë dhe të shpërndajë maska mbrojtese për qytetarët, madje sa më parë!

“Pozicionet e ngurta, burokratike se maskat janë për personelin shëndetsor dhe të sëmurët por jo për të tjerët, janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Janë edhe qesharake!

Burokratët e institucioneve (por jo shkenca dhe kërkimi) deklarojnë :

Nuk kemi prova se ato mbrojnë, prandaj rreziku nuk ekziston!

Pra sipas tyre, rreziku ekziston vetëm kur provohet!!!

Qesharake dhe e papranueshme!

Tani, kur infeksioni po merr dhenë, po thonë nuk jemi të sigurt!

Rruga e trete e infeksionit me aerosole grimcash nen 1 mikron të cilat qendrojne pezull per disa ore ne mjedise të mbyllura eshte e provuar. Vendet Aziatike që u dogjën nga SARS, e kanë ditur këtë prej kohësh dhe i kanë perdorur dhe i perdorin per njerëzit e tyre.

Tani perëndimi po i thërret mendjes dhe shumë shtete po e bëjnë të detyrueshme pajisjen me maska mbrojtëse edhe per qytetaret gjatë blerjeve ne markete.. Gjermania e filloi. Edhe ne sa më parë!”, thekson Edmond Panariti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post I biri u infektua nga koronavirusi, deputetja e PS jep lajmin e mirë pak ditë pasi ai u shtrua në spital
Next post Petrit Vasili: Laboratorët privatë në Shqipëri po pengohen të kryejnë teste për koronavirusin, ja pse po ndodh kjo