I biri u infektua nga koronavirusi, deputetja e PS jep lajmin e mirë pak ditë pasi ai u shtrua në spital

Read Time:1 Minute, 27 Second

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Antoneta Dhima bën me dije se djali i saj e ka mposhtur koronavirusin.

Në një postim në Facebook, deputetja shprehet e ngazëllyer që “tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë”.

Nga Antoneta Dhima

E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. 🙏🏾

Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo.👩‍⚕️🤝👨‍⚕️ Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë. 💪

Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë. 🙏🏾

Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë. 🙏🏾

Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura. 🧑‍⚕️🤝👨‍⚕️

Faleminder edhe të gjithëve Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira. 😊

Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, bëjeni dhe Ju. 🏘 🤝
Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.🤝

antoneta dhima per djalin
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ky muaj pati…”, Rama nxjerr shifrat: Këto kategori do vijojnë punën normalisht
Next post Panariti: Qeveria të sigurojë maska mbrojtëse për qytetarët! Sa më parë!