Home Aktualitet Koncesionet korruptivë, kreu i opozitës tregon kontributin personal që Arben Ahmetaj duhet të japë për të mos thelluar gropën e buxhetit.

Koncesionet korruptivë, kreu i opozitës tregon kontributin personal që Arben Ahmetaj duhet të japë për të mos thelluar gropën e buxhetit.

nga Editor

Pyetje: Dje ministri Arben Ahmetaj u shpreh se pas gjithë kësaj lufte që kemi me COVID-19, pritet të jetë edhe fundi i gropës, do të jetë kriza shumë e madhe. Mendoni se me këtë plan që ju ofroni do të zgjidhet gjithçka?

Lulzim Basha: Ministri Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto duhet të dorëzojnë kontratat që u kushtojnë shqiptarëve më shumë se 400 milion euro të incineratorëve dhe ky do të jetë kontributi personal i zotit Ahmetaj dhe i zotit Klodian Zoto që gropa mos të jetë kaq e thellë. Këto para që janë planifikuar t’u merren shqiptarëve, një pjesë e të cilave janë hedhur tashmë, madje në disa raste pa filluar punë akoma me kompani offshore, këto para nuk mund të shkojnë më as te Klodian Zoto e as tek ata që fshihen pas tij, kështu që zoti Ahmetaj ka një kontribut personal për të dhënë që gropa të jetë jo aq e thellë sa e kanë planifikuar dhe para pandemisë me PPP, me koncensionet dhe tenderat korruptivë.

Lajme te ngjashme