Home Aktualitet “Anulo të gjitha tenderat abuzivë”, Rama i kthen përgjigje Bashës: Kënga e një gjinkalle që nuk di të bëjë gjë tjetër

“Anulo të gjitha tenderat abuzivë”, Rama i kthen përgjigje Bashës: Kënga e një gjinkalle që nuk di të bëjë gjë tjetër

nga Editor

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje kërkesës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të anuluar koncensionet dhe tenderat e panevojshëm, të cilat sic tha kryedemokrati nuk shkojnë në drejtim të shëndetësisë, të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe të mbështetjes së ekonomisë shqiptare.

Në një intervistë për Ora news, kryeministri tha se janë të njëjtat gjëra të përsëritura, një këngë të cilën tha se “e neveris”.

“Nuk i përgjigjem fare, pasi nuk kam kohë për të humbur, duke u përgjigjur gjithmonë për të njëjtat gjëra që janë kënga e pambarim e një gjinkalle që nuk di të bëjë gjë tjetër se të përsëritur këngën e vet. Është një këngë e krijuar për të ngatërruar njerëzit. Për të krijuar idenë që ndërsa ata vuajnë, ne po merremi me para që nuk dihet se kush shkojnë, është një këngë që e neveris, nuk kam ca përgjigje që ti jap, pasi unë këtu nuk këndoj, por komunikoj me fakte dhe argumente. Jam i shqetësuar që ta fitojmë këtë luftë me sa më pak viktima dhe të mbroj të gjithë shqiptarët, ata që nuk më duan, ata që më shajnë dhe në fund të shpëtojmë jetë njerëzish”.

Lajme te ngjashme