Ministria e Shendetësisë nxjerr urdhrat e rinj. Shtyn afatin për lëvizjen e qytetarëve dhe hapjen e bizneseve deri më…

Read Time:2 Minute, 1 Second

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot urdhrat e rinj për shtyrjen e afatit të hapjes së aktiviteteve publike dhe jo publike, ku përfshihen lokalet dhe restorantet apo dhe lëvizja e qytetarëve. Me vendimin e ri, të mbyllura do vazhdojnë të qëndrojnë shkollat, bizneset, baret, e madje edhe kufizimi i qarkullimit do vazhdojë deri në afat të papërcaktuar.

Sipas vendimeve të mëparshme kufizimi ishte deri më datën 3 prill, por sot Ministria e Shëndetësisë ka firmosur në bllok të gjitha vendimet, duke e shtyrë afatin e ndalimit të aktiviteteve deri në një datë të papërcaktuar.

Në vendim thuhet se data 3 prill zëvendësohet me ‘deri kur të përfundojë gjendja e pandemisë të shkaktuar nga infeksioni i COVID-19”.

Urdhrat e parë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndalimin e këtyre aktiviteteve u firmosën në 8 mars 2020, menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekura në vendin tonë.

Urdhëri 1: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë tereza’ dhe spitalin Unibversitar Shefqet Ndroqi deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 2:Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 3: Për pezullimin e funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditetit të punës deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 4: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jopublike deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 5: Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 6: Për marrjen e masave të veçanta për poarandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 7: Për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jopublike dhe cerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 8: Për mbyllen e kabineteve/ klinikave dentare deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

urdhri mbyllja aktiviteteve publike dhe jo publike
MSH 4
MSH 5
MSH 7
MSH1
MSH2
MSH6
klinikat detnare
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Operacionet në QSUT dhe Sanatorium, ministria nxjerr urdhrin e ri. Deri kur shtyhet ndërprerja e tyre
Next post “Anulo të gjitha tenderat abuzivë”, Rama i kthen përgjigje Bashës: Kënga e një gjinkalle që nuk di të bëjë gjë tjetër