Operacionet në QSUT dhe Sanatorium, ministria nxjerr urdhrin e ri. Deri kur shtyhet ndërprerja e tyre
Në kuadër të krizës nga pandemia e koronavirusit dhe masave për të frenuar përhapjen e tij, shtyhen deri në një afat të pacaktuar edhe ndërhyrjet kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot urdhrat e rinj për të shtyrë deri në përfundim të pandemisë lejimin e hapjes së aktiviteteve publike dhe jo publike, çerdheve, kopshteve e shkollave, apo dhe lëvizjen e qytetarëve.
Sipas vendimeve të mëparshme kufizimi ishte deri më datën 3 prill, por sot Ministria e Shëndetësisë ka firmosur në bllok të gjitha vendimet, duke e shtyrë afatin e ndalimit të aktiviteteve deri në afat të papërcaktuar.
Në vendim thuhet se data 3 prill zëvendësohet me ‘deri kur të përfundojë gjendja e pandemisë të shkaktuar nga infeksioni i COVID-19”.
Me Shume
Rama shkarkon Çuçin e Ministrisë së ….Turizmit
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Zëvendësministren e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi. Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga Këshilli...
Raporti i inteligjencës britanike/ PD: Shqipëria krah vendeve në luftë! 40
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu në lidhje me raportin e fundit të inteligjencës britanike, e...
Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës
Kryetarja e gjykatës së PD-së, Adriana Kalaja ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku këtë radhë...
Një gropë plehrash pafund
Historia e inceneratorëve është si ato gropat…që sa herë ti prekësh kudërbojnë. Këtë ka ridëshmuar sot një shkrim i revistës...
Monopoli me tenderët e ARRSH, Ramës i ankohen edhe ish-deputetët e vet. Zbulohet email-i që Sadri Abazi i ka nisur
Kontrolli i Lartë i Shtetit, opozita dhe mediat tashmë nuk janë të vetmit që denoncojnë veprimet klienteliste të Autoritetit Rrugor...
Email-i i deputetit të Ramës, fakton vjedhjen’/ Balliu ngre alarmin: Qeveri e zhytur në korrupsion…
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka ngritur alarmin pas publikimit në media të email-it të ish-deputetit të Edi...