Home Aktualitet ‘Çek për çdo punëtor që rri në shtëpi’, ish-ministri i Ekonomisë i kujton Qeverisë 4 pikat kryesore për zgjidhjen e krizës, sjell shembullin e Kosovës: Dëgjoni biznesin

‘Çek për çdo punëtor që rri në shtëpi’, ish-ministri i Ekonomisë i kujton Qeverisë 4 pikat kryesore për zgjidhjen e krizës, sjell shembullin e Kosovës: Dëgjoni biznesin

nga Editor

Ish deputeti i PD dhe ish minister i Ekonomise, Florjon Mima, teksa e ka cilesuar paketen qe qeveria shqiptare njoftoi per ndihmen ndaj emergjences se koronavirusit, si te pamjaftueshme dhe anemike ka sjelle ne krahasim paketen qe po aplikon Kosova per qytetaret dhe bizneset. 

Me nje shenim ne rrjetet sociale, Mima, thekson se masat e mara ne Kosove nga ana e Qeverise jane dinjitoze, kurse qeveria jone as qe i afrohet, edhe pse buxheti i shtetit te ri eshte sa gjysma e buxhetit tone.

Sipas tij, jane 4 hapa themelore qe duhet te beje qeveria, ne menyre qe te mos e lere vendin te pllakoset ne krize, as familjet, e as bizneset dhe mbi te gjitha, te degjoje biznesin.

Postimi i Florjon Mimes

Shikoni paketen e ndihmes se Kosoves per qytetaret e bizneset. Masa dinjitoze, njerezore dhe me plot sakrifica, qe gjysma e kombit ben per njerezit dhe ekonomine e vet. Me nje buxhet sa gjysma e ketij tonit heq menjane trefishin e shumes sone.

Qeveria shqiptare nga ana tjeter, ka miratuar nje pakete anemike dhe teresisht te pamjaftueshme.

Koha therret per zgjidhje madhore, pasi behet fjale per ekzistencen e ekonomise sone e te jetes se bashkeqytetareve tane te cilet mund t’i shpetojne virusit por mund te ngelen ne kthetrat e urise, kequshqyerjes, mungeses se te ardhurave por edhe te mungeses se mallrave e sherbimeve jetike ne treg.

Cfare duhet bere?

1. Dil mbi veten dhe anullo PPP-te e panevojshme qe ke miratuar. Pranoje qe me mire te anulohen ato sesa te pllakose skamja ne vend. Ekonomia e vendit dhe jetet e shqiptareve kane me shume rendesi se disa kontrata abuzive pa asnje vlere per njerezit, dhe qe kane perpire pjesen e luanit nga buxheti.

2. Degjo zerin e sipermarrjes. Jane ata motorret qe po fiken, por jane ata qe e kane mbushur ne 30 vjet arken e perbashket, dhe sot kur kane nevoje, kane te drejten absolute te marrin nga arka e perbashket. Nuk mundet thjesht t’u thuash ‘merrni kredi’. Kredia eshte nje peshkaqen qe po ua nguli dhembet do t’ua shqyeje mishin me llokma.

3. Jepu çekun per cdo punetor qe rri ne shtepi. Çekun per mbijetese, jo per fitimet e kompanive. Sepse po u ngjall sipermarrja, me shume do te kontribuoje neser ne arken e perbashket.

4. Lere fshatin te punoje e te prodhoje, se nga prodhimet e tyre do te ushqehet populli neser. Edhe fermereve jepu nje cek ne dore qe te perballojne pandemine si pjesetare dinjitoze te nje familje te madhe.

Kemi rastin, nje here te vetme te sillemi si shqiptare te mire e solidare. Opozita e ka bere pjesen e saj, me aq sa ka mundur. Tani eshte radha e qeverise. Qe te mos shkoni më ne zyre duke i bere vetes pyetjen:”Cfare do t’u themi sot shqiptareve, si do t’ua themi?”, por t’i beni vetes pyetjen “Cfare do te bej sot per te shpetuar ekonomine nga vdekja dhe shqiptaret nga mjerimi e uria?”

Lajme te ngjashme