Home Aktualitet Gjermania shënon numrin më të lartë të viktimave në 24 orë, më shumë se 67 mijë persona janë të infektuar

Gjermania shënon numrin më të lartë të viktimave në 24 orë, më shumë se 67 mijë persona janë të infektuar

nga Editor

Gjermania ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në 24 orë, që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit

Pas vdekjes së 149 personave, numri total i viktimave sipas Institutit Robert Koch, ka shkuar në 732 , një rritje prej më shumë se 25 përqind nga dita e marttë ku numri ishtë vetëm 583.

Kjo është hera e parë që niveli i vdekshmërisë së Gjermanisë kalon mbi 1% përqind, duke u rritur nga 0,4 përqind një javë më parë, shkruajnë mediat e huaja. 

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Gjermani u rrit me 5,453 raste në 24 orë, duke e çuar totalin në 67,366 të infektuar.

Sipas mediave gjermane ndër viktimat janë edhe 17 persona në një shtëpi pensioni në Ëolfsburg. Rreth gjysma e banorëve të shtëpisë së kujdesit raportohet se janë infektuar nga sëmundja, e cila është më e rrezikshme për njerëzit e moshuar.

Shkalla e vdekshmërisë aktuale prej 1.1 përqind në Gjermani mbetet më e ulët sesa në Spanjë (8.7 përqind), Itali (11.7 përqind), Britani (7.11 përqind) ose Francë (6.8 përqind).

Lajme te ngjashme