Vangjush Dako me sa duket nuk do të jetë i disponueshëm për Prokurorinë për Krime të Rënda. Ish kryebashkiaku i Durrësit po udhëton jashtë Shqipërisë. Akuza kishte në axhendën e saj hetimore një tjerër ftesë për Dakon. Dëshmitari apo i hetuari, person qe rrezikon të jetë i pandehur, ka zgjedhur largimin nga vendi dhe nuk dihet nëse është çështje tiristike apo një fshehje e përkohshme.
Dako është kapur në përgjime me Avdylajt përgjime të publikuara nga gazeta gjermane Bild. Mbrojtja e Ramës dhe ndikimi i tij ndaj Prokurorisë e ka mbajtur larg arrestit apo marrjes së pandehur Dakon deri tani. Një kafe në Rinas para ikjes është përshëndetja e të shpallurit non grata nga SHBA pak javë më pare, për shkakun e përfshirjes në afera të mëdha korrupsioni.