Spanja dhe Greqia miliona euro për mediat. Rama përçmon gazetarët: Nuk financoj programe komerciale dhe humoristë
Qeveria “Rama” nuk do të japë asnjë fond mbështetës për mediat. Në një intervistë për “Euro News Albania” kryeministri deklaroi se qeveri e tij do të mbështesë vetëm njerëzit në nevojë dhe me një ton përçmues deklaroi se nuk do të japë para për programe komerciale, humoristët apo futbollistët.
“…Nuk është detyrë e qeverisë të financojë programe komerciale. Ne garantojmë miniumin jetik. Do shohim në vijim, por duhet pritur radha. Ka njerëz në kushtet e egzistencës… Unë kam njerëzit në çadër, dhe s’mund tu them që rrini akoma në çadër se unë kam për të paguar futbollistë apo humoristë…”,- tha kreu i qeverisë.
Përfaqësues të shoqatave të mediave dhe anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive kanë kërkuar zyrtarisht nga qeveria që në paketën ekonomike të emergjencës të përfshijë edhe mediat. Përgjigja e sotme e kreut të qeverisë nuk lë shumë vend për interpretime, kryeministri jo vetëm nuk e vlerëson rolin e medias, sidomos në këtë emergjencë, por edhe e përçmon atë. Media nuk është vetëm programe humoristike, por mbi të gjitha informim dhe është më shumë se e domosdoshme në këtë krizë të jashtëzakonshme.
Për të kuptuar sesa larg realitetit është kreu i qeverisë mjafton të shoh në vendet fqinje. Greqia miratoi dje pakete ndihmë 32 milionë dollarë për të mbështetur mediat dhe për të mos lejuar shkurtimin e vendeve të punës. Spanja, vendi më i goditur nga kriza pas Italisë, vendosi mbështetjen e medias si pushtet të katërt dhe si një e mirë publike që duhet financuar për informimin e publikut.
E cuditshme se si nje njeri qe vjen edhe nga bota e medias, nder vitet 1992-1997 ishte te KOHA JONE, tashme eshte konvertuar ne nje njeri antimedia.
Nuk po i kerkon njeri per taksat apo tarifat e mediave, ndonese edhe ata mund te shikohen ne keto kushte, por sepaku te paguaj pagat e gazetareve dhe punonjesve te medias. Disa media jane mbyllur per shkak te situates, te tjera jane pergjysmuar, kompanite e reklamave kane braktisur fushaten e publikimeve, etj pra gjithcka ne kolaps.