“O VIP, mos shkurto punëtorin por luksin tënd”, Braçe këshilla falas shqiptarëve: Kodi i Punës e thotë qartë, askush s’ju heq dot nga puna pa paguar

Read Time:2 Minute, 51 Second

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe i bën thirrje biznesmenëve të mëdhenj që të mos shkurtojnë vendet e punës por të pakësojnë luksin nga fitimet e tyre. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe parashtron edhe Kodin e Punës, i cili rregullon ligjërisht edhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës. Ai thotë se nuk mund të hiqen njerëzit nga puna, nëse janë me kontratë pune, dhe se minimumi pronari duhet t’i paguajë ata pas largimit në varësi të eksperiencës së punës.

REAGIMI I PLOTË:

O VIP, mos shkurto punëtorin! Shkurto luksin tënd! Dje, krejt pa dashje-me dashje do vijoja te lexoja, ne nje televizion, degjova nje #muhabet per #punetoret ne #biznesinemadh. Shikoni, puna ne kete vend rregullohet me ligj, mbrohet prej tij dhe gjykata. Cilido qe jep si zgjidhje shkurtimin e punetoreve ne biznesin e madh e pastaj, trajtimin me pagese papunesie, Duhet të lexojë Kodin e Punës! Largimi nga puna se “pronari ska leke”, nuk eshte nje llaf #muhabeti, por procedure ligjore dhe PAGA,

Paga e shpërblime edhe kur largon nga puna! Kodi i Punës është i tillë:

1.Unë jam në punë, por nuk kam firmosur kontratë pune, pagën e tërheq në bankë.

Pra, Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune pa afat. Pronari mund të më largojë nga puna, sepse nuk ka para (Neni 144, Pika 3) por duhet:

1.Të më njoftojë hap pas hapi që do të më largojë nga puna (Neni 144, Pika 1). Kjo zgjat 1 javë.

1.Të më PAGUAJE për një periudhë kohe (Neni 143, Pika 1):

– 5 ditë sepse jam brenda 3 mujorit të parë të punës;

– 2 javë sepse kam mbi 3 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 6);

– 1 muaj sepse kam mbi 6 muaj që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 2 vjet);

– 2 muaj sepse kam mbi 2 vjet që punoj këtu (nuk kam mbushur ende 5 vjet);

– 3 muaj sepse kam mbi 5 vjet që punoj këtu.

Të më japë SHPERBLIM VJETERSIE sepse kam mbi 3 vjet që punoj këtu (Neni 145)

Unë përfitoj PAGESAT për:

– 5 ditë, kur jam brenda 3 mujorit të parë të punësimit

– 3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit

– 3 javë, kur jam brenda 6 mujorit të parë të punësimit

– 1 javë + 1 muaj kur kam mbi 6 muaj punë por nuk janë mbushur ende 2 vjet

– 1 javë + 2 muaj kur kam mbi 2 vjet punë por nuk janë mbushur ende 3 vjet

– 1 javë + 2 muaj + 1.5 muaj kur kam mbi 3 vjet punë, por nuk janë mbushur ende 5 vjet

– 1 javë + 3 muaj + 2.5 muaj kur kam të paktën 5 vjet që punoj këtu

Nëse pronari nuk më njofton, Unë kam të drejtë ta padis atë në Gjykatë! Gjykata do ta detyrojë pronarin të më PAGUAJE nga minimumi 2 PAGA deri në maksimumi 12 PAGA (Neni 146, Pika 3). B. Unë jam në punë dhe kam firmosur kontratë pune me afat. Pronari nuk mund të më largojë nga puna përpara përfundimit. Nese me largon nga puna, une kam te drejte ta padis në gjykatë!

Me shpërthimin e Pandemisë COVID-19 e gjithë bota është në luftë me virusin por edhe me ekonominë. Koronavirusi kërkon izolimin e qytetarëve duke sjellë shkurtimin dhe mbylljen e mijëra vendeve të punës. Sakaq, efektet e para kanë nisur të ndihen edhe në ekonominë shqiptare, pas mbylljes së dhjetra bizneseve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Covid-19/ “Është paralizuar ekonomia e familjeve shqiptare”, ish-deputeti i PD kërkesë bashkive: Rishikoni taksat!
Next post Tenderi miliona euro i Xhaçkës për një nga krerët e mafias në Maqedoni, kush është ai