Home Aktualitet Reshjet e shiut përmbytin Tiranën, Shahini pezullon mësimin në 3 shkolla

Reshjet e shiut përmbytin Tiranën, Shahini pezullon mësimin në 3 shkolla

nga Albina Hoxhaj

Reshjet e shiut kanë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare “Lalm”, të gjitha në Tiranë.

Lajmin e bën me dije ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila thotë se si pasojë e kësaj situate, sot në këto shkolla është pezulluar mësimi dhe do të bëhet zëvendësimi në një ditë tjetër.

Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.
Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër”, shkruan Shahini.

Në shkollën “Sabaudin Gabrani” uji po nxirret me kova dhe mjete të tjera.  Një pjesë e oborrit është totalisht e përmbytur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!