Home Politike Vasili: Pse qeveria nuk përgjigjet sa janë fondet për tërmetin, apo arka e shtetit është bosh?

Vasili: Pse qeveria nuk përgjigjet sa janë fondet për tërmetin, apo arka e shtetit është bosh?

nga Albina Hoxhaj

NGA PETRIT VASILI

Sa janë fondet e qeverisë për tërmetin, pse nuk përgjigjen apo arka e shtetit është bosh? Në Ligjin Nr.45 të vitit 2019 në Nenin 3 pika 6 thotë: “Emergjencë civile” është situata e papritur me pasoja negative për komunitetin dhe që cenon sigurinë e tij, e cila shkaktohet nga fatkeqësitë që sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën e njerëzve, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”. Ligji është i qarte: Përse nuk e shpall Rama emergjencën civile, por i bishtnon e bëhet qesharak së bashku me një tufë me ministra, që si papagallë përsërisin të njëjtin budallëk për mosshpalljen e saj? Ç’duhet të ndodhë me shumë për Ramën se sa një termet kaq i rëndë që ka shqetësuar Europën si dhe përmbytjet që pasuan për të shpallur emergjencën civile?? Ku i ka Rama dhe përse nuk bëhen publike fondet e qeverisë ndërkohë që flet e flet pa fund gjëra boshe? Sa është gjendja reale e Fondit Rezervë të qeverisë i cili do të ishte burimi kryesor i financimit për dëmet e tërmetit? Pse nuk bëhen të qarta me shifra dhe fakte dëmet e shkaktuara nga tërmeti?? Cila është fatura financiare qoftë edhe e përafërt e këtyre dëmeve?? A mos vallë Rama dhe qeveria e kanë zbrazur totalisht arkën e shtetit dhe nuk ka para’, ndaj vazhdon heshtjen idiote, kur dihet botërisht se pa fonde kjo situatë është absolutisht e pamundur qe të përballohet?? Edhe sa kohë do ta vazhdojë qeveria maskaradën hipokrite, ngopjes me lugën bosh, të kamerierëve qeveritarë me tabaka në dorë, që pasi u grabitën shqiptarëve paratë me koncesione dhe i zhyten në mjerim bëjnë sikur i gënjejnë tani me nga një tas supë?? Përse nuk i lënë mashtrimet mediatike të tipit të para viteve 90′ dhe të marrin të gjitha përgjegjësitë që u ngarkon Kushtetuta dhe ligji dhe të heqin paratë nga koncesionet dhe t’i përdorin për tërmetin dhe përmbytjet në këtë hall të madh që u ra shqiptarëve mbi kokë? Shqiptarët duan zgjidhje për shtëpitë e dëmtuara dhe nuk kanë asnjë nevojë të shohin ofensivën mediatike të ngopjes më lugën bosh të ministrave që si budallenj të rëndomtë recitojnë të njëjtën vjershë nëpër televizione. Turp për këta ministra që gënjejnë pacipësisht dhe më ndërgjegje shqiptarët. Turp që poshtërohen në këtë fare feje këta ministra për hesap të kryeministrit, që ka ikur vjedhurazi nga Shqipëria dhe i ka braktisur shqiptarët në ditën e tyre të hallit në kuturisjen e tij për të lypur ndonjë foto a ndonjë buzëqeshje lart e poshtë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!