Manjani ngre shqetësimin: Pse kaq shumë vdekje nga COVID-19 te ne?

Read Time:1 Minute, 13 Second

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pyet pse kaq shumë vdekje në vendin tonë sa i takon rasteve me koronavirus, kur sipas tij spitalet nuk janë të mbingarkuara, as sa me pacientët e zakonshëm të gripit të stinës.

“Kemi të bëjmë me jetë njerëzish dhe spitalet tona nuk kanë aspak ngarkesën e spitaleve të Italisë. Skanë madje ngarkesë fare.

Atëhere përse kaq shumë vdekje?! Përse ky moskoordimin fatal ndërmjet indektivit-sanatoriumit-testit?!!!

Humbet kohë e çmuar, të paktën 5 orë, sepse megjithse konstatimet imazherike janë të qarta që pacienti është ne pneumoni bilaterale,pa u bërë tamponi nuk hospitalizohet dot”, shkruan Manjani.

Kujtojmë se deri tani në vendin tonë janë regjistruar 15 vdekje nga COVID, nderkohe qe zyrtarisht numri i personave të prekur është 243.

Postimi i Ylli Manjanit: 

Bravo!

I ka rënë pikës. Këto pyetje kërkojnë përgjigje, të mirëmenduara madje, jo si përgjigjiet për infermierin pompist.

Kemi të bëjmë me jetë njerëzish dhe spitalet tona nuk kanë aspak ngarkesën e spitaleve të Italisë. Skanë madje ngarkesë fare.

Atëhere përse kaq shumë vdekje?! Përse ky moskoordimin fatal ndërmjet indektivit-sanatoriumit-testit?!!!

Humbet kohë e çmuar, të paktën 5 orë, sepse megjithse konstatimet imazherike janë të qarta që pacienti është ne pneumoni bilaterale,pa u bërë tamponi nuk hospitalizohet dot!!!

Ç’a është ky protokoll?!

E persëris: spitalet nuk janë të mbingarkuara, as sa me pacientët e zakonshëm të gripit të stinës.

Ndaj, jam 100% dakort me pyetjet dhe llogjikën e Aranita Brahajt.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Paloka i ‘drejton gishtin’ Ramës: Nuk u besoj shifrave që raportohen nga qeveria, mendoj se vendosen nga Surreli
Next post Dëborë në pranverë, zbardhet Kukësi dhe Dibra