Mjeku i prekur nga koronavirusi/ Reagon ministrja Manastirliu dhe tregon gjendjen e tij shëndetësore

Read Time:42 Second

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi që mjeku në pension, Prof. Dhimitër Kraja është prekur nga koronavirusi.

Me anë të një postimi, ministrja sqaron se gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor.

Postimi i Manastirliut:

Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!

I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte❗

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.

#FORCA Doktor Luli

#JEMIMETY🙏🏼

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Pas 48 viteve punë, u rikthye në detyrë për të ndihmuar kolegët me fluksin e koronavirusit, infektohet ‘Dr.Luli’
Next post Sarkazma e Andi Bushatit për Isa Mustafën në Prishtinë