“Alo, Edi jam”, kryeministri ia pret shkurt qytetarit: Lekë në dorë s’ka, do ju ndihmojmë të mbani frymën! Jemi në luftë

Read Time:1 Minute, 5 Second

Kryeministri i vendit Edi Rama në një komunikim përmes Facebook-ut telefonoi live qytetarë nga cdo cep i vendit, për t’i ndihmuar në bazë të ankesave që kishin.

Por ndryshe nga disa të tjerë një qytetar nga Saranda i tha se ishte pa punë e pa bukë dhe donte leje të dilte malit. Kryeministri i këshilloi të rrinte në shtëpi dhe se do ta ndihmonte “për të mbajtur frymën”, por i tha jo kërkesës së tij për “ndonjë lekë dore për dritat”.

Rama: Kush i bie këtij telefoni? Alo…
Qytetari: Fatmiri jam, ti i re…
Rama: Edi jam unë, Edi Rama. Ke shkruajtur në portal për një leje për lëvizje, si është puna?
Qytetari: Po ndonjë leje për të dalë nga mali për ndonjë punë, se ngelëm brenda pa lekë e pa bukë…

Rama: O ca malesh o vëlla?! Rrini në shtëpi do ju ndihmojmë…nuk ke punë nëpër male… të peërqafoj…
Qytetari: Po mirë po rrimë në shtëpi, po ndonjë lekë dore për dritat…
Rama: Lekë në dorë s’ka do të ndihmojmë sa për të ekzistuar, për të mbajtur frymën

Më tej kryeministri sqaroi se: “Është e pamundur të hy në diskutimin për dritat se është një mall që prodhohet dhe si i tillë paguhet. Më mirëkuptoni edhe mua kjo është një kohë lufte”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Departamenti amerikan i Shtetit konfirmon vdekjen e zyrtarit të parë nga koronavirusi
Next post Albin Kurti: Taksa ndaj Serbisë do të hiqet tërësisht, vendoset reciprociteti