Departamenti amerikan i Shtetit konfirmon vdekjen e zyrtarit të parë nga koronavirusi

Read Time:39 Second

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e zyrtarit të parë nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë një konference për shtyp.

Pompeo u shpreh:

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka ndërruar jetë si rezultat i këtij virusi [korona].  Kemi gjithashtu anëtarë të tjerë të ekipit që janë sëmurur me COVID-19. Mendoj se jemi tani deri në katër ose pesë duzinë njerëzish që kanë rezultuar pozitivë brenda Departamentit të Shtetit, që përfshin stafin tonë të punësuar në vend, ekipin e plotë të Departamentit të Shtetit.”

Pomepo nuk dha detaje të më tejshme sa i përket zyrtarit që ka ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, Pentagoni konfirmoi të hënën se një anëtar i shërbimit amerikan që rezultoi  pozitiv për koronavirus ka humbur jetën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Presidenca vishet me tringjyrëshin italian, Meta: Itali jemi me ty! Bashkë do ia dalim!
Next post “Alo, Edi jam”, kryeministri ia pret shkurt qytetarit: Lekë në dorë s’ka, do ju ndihmojmë të mbani frymën! Jemi në luftë