Home Aktualitet Një i infektuar nga Hasi në spital, dyshime për lidhje me personin që humbi jetën sot

Një i infektuar nga Hasi në spital, dyshime për lidhje me personin që humbi jetën sot

nga Editor

Pasditen e sotme në Spitalin Infektiv në Tiranë u shënuan edhe dy viktima të tjera nga COVID-19, duke e çuar në 15 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Përkatësisht një pacient nga Kavaja me iniciale I.B, 77 vjeç dhe një pacient nga Hasi, R. P, 69-vjeç nga Hasi, i cili trajtohej prej 8 ditësh në Spitalin Infektiv.

Ndërkohë që burime për Fax Neës bëjnë me dije se një tjetër person është infektuar nga COVID-19 në Has, megjithëse ende nuk bëhet e ditur nëse ka lidhje me personin që ndërroi jetë. 

I dyshuari është izoluar në spitalin e Kukësit, dhe pritet që të marrë përgjigjen.
Edhe bashkëshortja e 69-vjeçarit nga Hasi është e prekur me koronavirus, ndërkohë që dyshohet se janë infektuar nga vajza e tyre e cila kishte ardhur disa ditë më parë nga Italia dhe ka marrë pjesë në varrimin e gjyshes së saj nga ana e mamit.

Pas ceremonisë motore mësohet se vajza është larguar përsëri për në Itali dhe dyshohet se ajo mund të ketë infektuar prindërit e saj.

Lajme te ngjashme