Frikë për Putin, del pozitiv me koronavirus mjeku që shtrëngoi duart me të pak ditë më parë

Read Time:33 Second

Frikë për shëndetin e Vladimir Putinit. Mjeku kryesor ne lufte me COVID 19 ne Rusi ka dalë sot pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa një javë më parë ai u takua dhe shtrëngoi duart me liderin e Kremlinit.

Sipas medieve të huaja, Denis Protsenko, 44 vjeç, drejton spitalin e sëmundjeve infektive Konnunarka, i cili u vizitua nga presidenti Putin javën e kaluar.

Siç thuhet më tej, dyshja janë parë afër së bashku dy herë si dhe shtrënguan duart pa doreza mbrojtëse.

Kremlini zyrtar u përpoq të siguronte rusët sot duke thënë se Putin ishte testuar për koronavirus dhe ‘gjithçka është në rregull’.

Sidoqoftë, simptomat kërkojnë kohë për t’u zhvilluar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Leje-daljet”, Rama paralajmëron qytetarët: Duke filluar që nga nesër…
Next post Nënë Myzejenit i mbushet shtëpia me ushqime: Dje këtu thyente kokën miu, do t’i ndaj me të varfrit