Home Aktualitet Zbulohet gabimi i dytë i Ministrisë së Shëndetësië, në Itali është dërguar një dentist për të luftuar COVID-19

Zbulohet gabimi i dytë i Ministrisë së Shëndetësië, në Itali është dërguar një dentist për të luftuar COVID-19

nga Editor

Sot universiteti ku Pashaj ka studiuar, ‘Zoja e Këshillit të Mirë”, shkruan se ai është diplomuar për Stomatologji dhe i specialzuar për krurg maskilo-facial.

TIRANË- Ermal Pashaj, është një nga 30 bluzat e bardha që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në luftën kundër COVID-19. Pashaj dy ditët e fundit ka dalë në disa media duke thënë se është mjek dhe ka shumë vite që punon në këtë profesion.

Ai ka treguar se ka bërë studimet në Shqipëri e Itali dhe ka qenë shumë afër sistemit shëndetësor italian dhe është futur menjëherë në punë në spitalin e Breshias. Por sot universiteti ku Pashaj ka studiuar, ‘Zoja e Këshillit të Mirë”, shkruan se ai është diplomuar për Stomatologji dhe i specialzuar për krurg maskilo-facial.

Dr. Ermal Pashaj, kirurg maksilo-facial pranë Klinikës Stomatologjike Universitare ”Zoja e Këshillit të Mirë” mes 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u nisën drejt Italisë në përmbushje të misionit të tyre fisnik përkrah kolegëve Italianë, për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19. Jemi të gjithë në mbështjetje të plotë të të gjithë mjekëve, heronjve të heshtur të këtyre ditëve të vështira për gjithë globin. Krenarë për Ermalin! #ukzkm #qëndronështëpi”, shkruhet në postim.

Siç jepet dhe ky shpejgim i përzgjedhuri për të shkuar në Itali, nuk është as mjek dhe infermier, siç është prezantuar nga qeveri. Po çfarë do të thotë kirurg maskilo-facial?

Kirurgjia maksilo-faciale është se specializuar në kirurgjinë e fytyrës, gojës dhe nofullave. Është një specialitet kirurgjikal i njohur ndërkombëtarisht dhe është specialitet i veçantë i njohur në operacione brenda gojës.

Ndërkohë sot Dosja.al ka publikuar ekskluzivisht rastin e Qazim Ismailit, që u dërgua në Itali për të luftuar COVID-19. Deri para dy ditësh, sipas karburant Kastratit ai ka punuar si pompist, ndërsa tashmë është në Breshia. Ndërkohë MSH nuk ka përgënjeshtruar zyrtarisht lajmin, por ka futur ilegalisht nëpër portale pranë qeverisë disa dokumente, ku edhe në to provohet se Ismaili ka marrë licensë në vitin 2017. Vetë Ismaili pohoi për Dosja.al lajmin se ka punuar pompist.

Lajme te ngjashme