Home Aktualitet Italia nuk gjen paqe, 837 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Italia nuk gjen paqe, 837 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

nga Editor

Një tjetër ditë e zezë për Italinë pasi 837 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Numri i viktimave vijon të jetë i madh ndërsa të hënën numri i personave që humbën jetën ishte 812. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 12.428.

Trendi i personave të shëruar vijon të jetë pozitiv, pasi rreth 1,109 persona janë shëruar brenda ditës së sotme. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e shëndetit, 400 persona ndodhen në spital dhe  42 prej tyre ndodhen në kujdes intensiv.

Lajme te ngjashme