Luftë çdo ditë tek Infektivi, mjeku zbulon dhuratën që i la gojëhapur

Read Time:1 Minute, 26 Second

Lufta me virusin tek Infektivi në Tiranë është e fortë por ka dhe momente suprizuese. Mjeku i njohur Tritan Kalo, përmes një postimi në facebook ka zbuluar një dhuratë shumë të bukur që stafi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza” ka marrë nga nxënësit e Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec. Ai ka treguar se nxënësit e kësaj shkolle kishin mbushur një çantë me dedikime ndaj mjekëve në këto ditë të vështira që po kalojnë në luftën kundër CoVid-19. Pasi ka shprehur emocionet për këtë gjest të veçantë, Kalo ka falenderuar nxënësit në emër të të gjithë stafit mjekësor.

Postimi i plotë

MIRËNJOHJA dhe MBËSHTETJA në këto kohë Covid-19 njohin shumë mënyra por gjetja origjinale e nxënësve të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, Pogradec nuk ka të krahasuar dhe na ka lënë të gjithëve gojëhapur. Në adresën e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka mbritur një çantë e mbushur plot me dhjetra e dhjetra kartolina, të prodhuara nga duar e mëndjeartët e këtij gjimnazi, për gjithsecilin nga punonjësit tanë.

ATA/ATO përmes tyre qartazi na bëhen krah në këto ditë mjaft të vështira. Kartolinat përmbajnë mesazhin e mëposhtëm “Si je? Unë uroj të jesh mirë. Po të dhuroj këtë kartolinë për të të hequr pak lodhjen dhe dhimbjen që të shkakton maska në fytyrë, dhe pse jo edhe për të rrëmbyer një buzëqeshje. Dua të të falenderoj ty dhe të gjithë kolegët tuaj, për punën e palodhur sepse falë jush do ia dalim!”.

Të dashur nxënës të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”, në emër të kolegëve mjekë dhe të punonjësve të tjerë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive, JU FALEMINDERIT të gjithëve për këtë mesazh zemre. ME SIGURI QË NE SË BASHKU DO IA DALIM MBANË!”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Nga çelja e negociatave tek ndihma e BE për COVID-19, Soreca video- konferencë me Bashën: Duhet monitorimi dhe bashkëpunimi i opozitës
Next post OSHEE njoftim: Si do të lexohen matësit dhe si do kryhet proceduar e faturimit në kushtet e emergjencës