Koronavirusi/ Vetëkarantinohet Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj

Read Time:29 Second

Mësohet se ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar, duke zbatuar kështu protokollin e vendosur nga autoritetet për personat që vijnë nga jashtë.

Duke qenë se udhëtoi për në Itali, ku përcolli grupin me mjekë dhe infermierë shqiptarë që do të ndihmojnë atje në përballimin e krizës shëndetësore, A2 ka mësuar nga burime zyrtare se Cakaj, prej dy ditësh nuk është paraqitur në zyrë dhe po qëndron i izoluar.

Kësaj procedure në Shqipëri i nënshtrohen prej disa javës tashmë të gjithë personat që vijnë nga jashtë, pasi konsiderohet si periudhë inkubacioni për shfaqjen e koronavirusit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Paralajmërimi i OBSH-së: Numri i të infektuarve do të kalojë mbi 1 milion brenda javës, raste të reja në Evropë
Next post PD akuza Ramës: I dha pa garë tenderin 1.5 milionë euro kompanisë maqedonase. Pse hesht për vjedhjen?