Kush GËNJEN? Gazetari Klodian Tomorri nxjerr blof MSH: Infermieria u hap në ’94, si mbaroi Qazimi në ’93-shin?

Read Time:1 Minute, 32 Second

Tomorri pyet, se nëse Qazim Ismaili ka mbaruar shkollën në vitin 1993 siç pretendon MSh, shkolla vetë deklaron se Infermieria është hapur në vitin 1994, dhe se më herët ka qenë vetëm si një kurs.

TIRANE- Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar lajmin e botuar nga Dosja.al për rastin e Qazim Ismailit, njëri nga 30 anëtarët e stafit mjekësor që u dërguan nga qeveria shqiptare në Itali.

Përmes rrjeteve sociale, Tomorri zbulon një fakt historik e jo një deformim informacioni siç po përpiqet të bëjë për gati dy orë Ministria e Shëndetësisë, duke futur ilegalisht reagime dhe dokumente, (vërtetësia e të cilave ende nuk dihet).

Tomorri pyet, se nëse Qazim Ismaili ka mbaruar shkollën në vitin 1993 siç pretendon MSh, shkolla vetë deklaron se Infermieria është hapur në vitin 1994, dhe se më herët ka qenë vetëm si një kurs.  “Nje pyetje per lajmin e infermierit qe u dergua ne Itali. Ministria thote se e ka mbaruar Shkollen e larte te infermierise ne vitin 1993. Ka nxjerre dhe vertetimin zyrtar.  Sipas faqes se fakultetit te infiermerise, Shkolla e Larte e Infermierise ne Shqiperi eshte hapur ne vitin 1994. Bashkangjitur linku. A di njeri te na e sqaroje kete pune?”-shkruan Tomorri. 

Me logjikën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qazim Ismaili, ka mbaruar shkollën, para se të hapej. 

Historiku i Infermierise

Ditën e sotme, Dosja.al ka publikuar ekskluzivisht rastin e Qazim Ismailit, që u dërgua në Itali për të luftuar COVID-19. Deri para dy ditësh, sipas karburant Kastratit ai ka punuar si pompist, ndërsa tashmë është në Breshia. Ndërkohë MSH nuk ka përgënjeshtruar zyrtarisht lajmin, por ka futur ilegalisht nëpër portale pranë qeverisë disa dokumente, ku edhe në to provohet se Ismaili ka marrë licensë në vitin 2017. Vetë Ismaili pohoi për Dosja.al lajmin se ka punuar pompist.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Vulgar dhe i paturp”, shpërthen Vasili: Edi Rama tallet me mijra të vdekur në Itali dhe çon pompistin për “mjek”
Next post Basha tregon sa kushton fatura e paketës së propozuar nga PD dhe sa kohë mbulon me të ardhura të gjithë qytetarët e prekur nga masat kufizuese.