Home Aktualitet “Qeveria duhet t’u shpërndajë para cash qytetarëve”- Ish-Guvernatori Fullani flet për krizën pas pandemisë: Duhet paketë e dytë imediate

“Qeveria duhet t’u shpërndajë para cash qytetarëve”- Ish-Guvernatori Fullani flet për krizën pas pandemisë: Duhet paketë e dytë imediate

nga Editor

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se qeveria duhet të miratojë një paketë të dytë financiare për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, por dhe bizneseve.

Fullani i ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se një nga masat që duhet ndërmarrë është ajo e shpërndarjes së parave për qytetarët..

Sipas tij, qeveria duhet të shpëtojë ekonominë, duke dhënë qoftë para cash apo çeqe për familjarët, qofshin ata në punë, apo pa punë, me kredi apo pa kredi.

“Në Shqipëri, paketa e parë ishte e mirë, por ne nuk duhet të vonohemi nga sonte për një paketë tjetër imediate e cila do përfshijë  qelizën e fundit, njërin, me punë, papunë, me kredi bankare, pa kredi”, thekson Fullani

Sipas tij, “duhet t’i shkojë çeku në shtëpi ose të gjenden forma të tjera. Dje Kroacia mori një masë, të një pakete disa miliona euroshe . Banka e Shqipërisë ishte e gatshme të merrte masa deri në këtë nivel, por qeveria dhe kryeministri deklaroi se nuk do lemë gurë pa lëvizur, por unë do thoja që me çdo kusht duhet të dërgojmë pranë e thatë në xhepat e popullatës. ”.

Sipas ish Guvernatorit kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur ekonominë e vendit gjallë. “Dje letra e G20 që u çua nga këta njerëz theksonte se çdo vonesë në ktë drejtim nesër do na dënojë historia. Nuk ka kohë, çdo minutë, çdo moment është në funksion të shpëtimit të njerëzve nga pandemia, por nga ana tjetër që të jetojnë këta njerëz”, ka thënë ai.

Më tej Ardian Fullani është shprehur optimist për shpëtimin e ekonomisë së Shqipëri, por ka kërkuar që të mos humbet kohë dhe të gjithë të bashkëpunojnë.

“Unë kam besim për vendin tonë, që ne i kemi të gjitha mundësi që të vëmë në lëvizje sistemin shkrehës të qeverisë sepse kemi një sektor bankar solid, kemi stabilitet financiar të mirë, kemi normë të ulët inflacioni dhe çështje me e rëndësishmja që niveli i borxhit është i menaxhueshëm. Në qoftë se ne përdorim kapacitet tona, tema e sotme është bashkëpunimi.

Të harrojmë llogoret, sot jemi të gjithë për një gjë, s’mund të shtimë nga llogoret për natë me një program. Kam shpresë që sot asnjë qeveri, asnjë shtet me vete nuk zgjidhet dot. Kjo zgjidhet në një bashkëpunim me qytetarët, nëse qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për ato masa që do merren, dhe kërkon një bashkëpunim të madh me biznesin për të gjetur mënyrat sa më efikase. Kroacia hoqi një sërë elementesh të taksave apo lëvizjet e tjera bankare. I detyroi bankat të mos shpërndajnë fitim për këtë vit, por ti mbajnë brenda”, ka thënë ai.

Pjesë nga intervista

Çfarë do të ndodhë me ekonominë në botë?

Ajo që unë mendoj është se çdo investim që ne bëjmë sot për ekonominë është një urë për ta shpëtuar popullatën nga pandemia. Pra, të shkojmë nga sëmundja në një epokë tjetër, që është ajo e rindërtimit. Kjo është një krizë tashmë globale, pretendohet të shkojmë në një recesion total. Që do të thotë se e gjithë bota financiare të ketë vështirësi të mëdha financiare, jo vetëm si në gradë të prodhimit ashtu dhe të konsumit. Dhe SHBA mund të shkojnë në instanjacion që është akoma më e rëndë për ekonominë e SHBA. Pavarësisht se Trump bëri një paketë të 2 triliardësh, por sipas ekspertëve do të duhen 6 triliardë.  Për të gjithë botën mund të shkojë deri në 12 triliardë.

I ka bota kaq të ardhura?

Vetëm dy rrugë ka, ose rrjetë taksash ose rritje e borxhit. Është një luftë globale me një armik të padukshme, përsa është luftë do luftojmë në llogore. Draghi shpëtoi Europën dhe botën me një shprehje: Do bëjmë gjithçka për të shpëtuar euron. Dhe ta dini që i kemi municionet. Me çdo kusht të shpëtojmë ekonominë.  Në çdo qelisë të ekonomisë, popullit duhet t’i çosh para.

Si ti çosh para?

Në të gjitha mënyrat, nga më inovativet. Sot Amerika po, atë që ka bërë, ishte një lëvizje koncertale, këto ditët e fundit FED dhe ICB, ulën normat e interesit dhe morën masa të tjera, që ndihmojnë dhe vendet e Evropës me mekanizmat lehtësues.  Blenë dhe bonde të kompanive të klasifikuara sipas shkallës së riskut. U vendos që çelsi i kapitalit të mos ndryshohet. Nuk duhet të lëmë Bankat Qendrore të vetmet, ato e bënë lëvizjen e tyre.

Kush janë bizneset që vuajnë nga kjo krizë?

Kush do jenë vendet që do vuajnë më shumë thuaj. Vendet që do të vuajnë më shumë janë vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Jo vendet që po vuajnë epideminë tani, si Franca apo Italia?
Jo, jo.

Prapë vendet e varfra do e hanë?

Europa ka një sistem shumë potente për të absorbuar borxhin që do të vij nga rritja e shpenzimeve që do të bëjë buxheti dhe Banka Qendrore, gjete kësaj kohe se nuk ka kohë.  Pritet qeveria dhe ana fiskale që pritet të bëjë një hap tjetra më të madh dhe të kaloj atë dyshin që thatë ju dhe të shkojë në 6 trilionë. SHBA mund të përdori dhe mënyrën qete bien para nga helikopteri, ka qenë një teori e tillë dhe shkon direkt në xhepat e qytetarëve.

Po në Shqipëri si do veprohet?

Në Shqipëri, paketa e parë ishte e mirë, por ne nuk duhet të vonohemi nga sonte për një paketë tjetër imediate e cila do përfshijë  qelizën e fundit, njërin, me punë, papunë, me kredi bankare, pa kredi

Ti financojmë të gjithë po thua?

Po padiskutim. Ti shkojë çeku në shtëpi ose të gjenden forma të tjera. Dje Kroacia mori një masë, të një pakete disa miliona euroshe . Banka e Shqipërisë ishte e gatshme të merrte masa deri në këtë nivel, por qeveria dhe kryeministri deklaroi se nuk do lemë gurë pa lëvizur, por unë do thoja që me çdo kusht duhet të dërgojmë pranë e thatë në xhepat e popullatës.

Para të thata ne xhepat e popullatës?

Ndaç cash, ndaç para, pakot janë të domosdoshme, por…

S’ka zgjidhej tjetër për të mbajtur ekonominë gjallë?

Dje letra e G20 që u çua nga këta njerëz theksonte se çdo vonesë në ktë drejtim nesër do na dënojë historia. Nuk ka kohë, çdo minutë, çdo moment është në funksion të shpëtimit të njerëzve nga pandemia, por nga ana tjetër që të jetojnë këta njerëz.

Edhe pse është akoma në diskutim. Kur bota do arrijë nivelin ekonomik që kishte para pandemisë?

Unë po flas për kushte recensioni, po flas për një ndryshim të madh në shumë koncepte, në teorinë dhe praktikat financiare. Unë kam besim për vendin tonë, që ne i kemi të gjitha mundësi që të vëmë në lëvizje sistemin shkrehës të qeverisë sepse kemi një sektor bankar solid, kemi stabilitet financiar të mirë, kemi normë të ulët inflacioni dhe çështje me e rëndësishmja që niveli i borxhit është i menaxhueshëm. Në qoftë se ne përdorim kapacitet tona, tema e sotme është bashkëpunimi.

Të harrojmë llogoret, sot jemi të gjithë për një gjë, s’mund të shtimë nga llogoret për natë me një program. Kam shpresë që sot asnjë qeveri, asnjë shtet me vete nuk zgjidhet dot. Kjo zgjidhet në një bashkëpunim me qytetarët, nëse qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për ato masa që do merren, dhe kërkon një bashkëpunim të madh me biznesin për të gjetur mënyrat sa më efikase.

Kroacia hoqi një sërë elementesh të taksave apo lëvizjet e tjera bankare. I detyroi bankat të mos shpërndajnë fitim për këtë vit, por ti mbajnë brenda.

Lajme te ngjashme