Basha-qeverisë: Të varfërit dhe bizneset duhet të marrin ndihmë dhe jo fjalë, ndiqni shembullin e Kosovës

Read Time:58 Second

Kryedemokratii Lulzim Basha ka theksuar sot se në situatën që po kalon vendi, shtresat në nevojë, por jo vetëm, edhe biznesi i vogël e i madh, duhet të marrin ndihmë dhe jo fjalë.

“Si mundet që Shqipëria ti dalë para pasojave të koronavirusit e të mos i shkojë pas. Jo tjetër flasim e tjetër bëjmë, asnjë qindarkë nuk është shpërndarë te njerëzit në nevojë, njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, për para.

Ku ti gjej paratë? Anulo 120 milion euro kontrata koncesionare, sot e ke krejt të mundur ti anulosh me ligjin për fatkeqësinë natyrore.

Rialoko 140 milion euro nga investimet publike dhe shpenzimet e luksit që nuk janë domosdoshmëri në kohë krize, kjo do të mjaftonte për të administruar tre muaj, por buxheti ka edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën” tha Basha.

Pyetur nga media, nëse vendi ynë duhet të ndjekë shembullin e Amerikës në kuadër të paketës së emergjencës u përgjigj:

Mos të shohim Amerikën, të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë, nga opozita ka vetëm bashkëpunim, se të propozosh zgjidhje dhe të nxitësh për zgjidhjen e tyre është bashkëpunimi dhe detyrimi ynë për interesin e qytetarëve,

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Flet vetë mjeku pompist: Kam punuar për 5 vite në karburant, se mohoj, s’kam qenë infermier, kam qenë vullnetar, licensën e mora në vitin 2017… (E VËRTETA)
Next post Yuri Kim thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri: Kush do të ikë, nesër është avioni i fundit!