Home Aktualitet Basha: Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj, nëse ka vullnet. Të anullohen 120 milionë euro koncesione, të rialokohen 140 milionë euro shoenzime operative.

Basha: Buxheti ka para për të përballuar krizën të paktën për 3 muaj, nëse ka vullnet. Të anullohen 120 milionë euro koncesione, të rialokohen 140 milionë euro shoenzime operative.

nga Editor

Pyetje: Zoti Basha, ju folët për masa lehtësuese, a duhet të përdor qeveria modelin amerikan për të dhënë para në dorë? Dhe a jeni të gatshëm të uleni me kryeministrin Rama në një tryezë për të zgjidhur këtë situatë e cila është krizë shëndetësore dhe ekonomike?

Lulzim Basha: Nuk ka nevojë të merremi me modelet që kanë mundësi ekonomike të ndryshme nga vendet tona. Mjafton të shikojmë përkushtimin e vendeve të cilat kanë ekonomi të ngjashme, buxhete të ngjashme dhe sfida të ngjashme me vendin tonë. Prandaj le të rrimë tek Kosova, le të rrimë tek Maqedonia e Veriut për të parë se si mund të zgjidhim problemet nëse ka vullnet, nëse ka vizion dhe nëse ka dëshirë për të ndihmuar njerëzit. Në këtë kuadër ne kemi propozuar një paketë të plotë e cila ka të bëjë me të gjitha aspektet. Ka të bëjë me aspektin në shëndetësi, ka të bëjë me detyrimet e shtetit që burojnë nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, ka të bëjë me efektet ekonomike të krizës dhe masat që duhen për të garantuar stabilitetin ekonomik të vendit, ka të bëjë me efektet tek shtresat në nevojë, tek shumica e njerëzve që janë në vështirësi të mëdha ekonomike sot dhe ka të bëjë po kështu me mënyrën sesi mund të garantojmë mirëfunksionimin e autoriteteve shtetërore në këto kohë krize. Këto propozime i kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe të përditshme do të vazhdojmë t’i ndërmarrim.

Por le të marrim një shembull edhe një herë, si mundet që Shqipëria t’i dalë parë dhe jo ta ndjekë pas pasojat e krizës së koronavirusit në ekonomi? Duke bërë të mundur që jo vetëm të flasim, por edhe të veprojmë. Në qoftë se tjetër flasim dhe tjetër veprojmë, atëherë të jeni të sigurtë që kriza ekonomike do të shkatërrojë me qindra mijëra vende pune. Edhe sot që flasim asnjë qindarkë nuk është shpërndarë për njerëzit në nevojë. Njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, kanë nevojë për para. Përgjigjja për pyetjen ku t’i gjejmë paratë është fare e qartë: anullo 120 milionë euro kontrata koncensionare si fillim. Sot e ke krejtësisht të mundur me ligjin për fatkeqësinë natyrore.

Së dyti, rialoko 140 milionë euro të tjera nga shpenzime operative, shpenzime luksi dhe shpenzime të tjera të cilat nuk janë domosdoshmëri në kushtet e krizës. Kjo shumë do të mjaftonte për të administruar të paktën 2 ndoshta 3 muaj të një situate të tillë. Dhe të jeni të sigurtë që buxheti dhe ekonomia shqiptare kanë edhe mundësi të tjera, edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën në qoftë se ka vullnet.

Pra, të mos shohim Amerikën, le të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë. Në këto kushte nga opozita ka patur vetëm bashkëpunim sepse të propozosh zgjidhje, të nxisësh që këto zgjidhje të adoptohen për sigurinë, shëndetin dhe jetën e qytetarëve është detyra jonë por edhe bashkëpunimi më luajal që opozita e një vendi mund të bëjë për hir të interesit të qytetarëve.

Lajme te ngjashme