‘Barrën më të madhe e mbajnë qytetarët’, Basha me kërkesa të prera: Transparencë për testimet, ndryshe…

Read Time:1 Minute, 49 Second

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sot se në kohën e vështirë që po kalojmë të gjithë së bashku, autoritet qeveritare duhet të bëjnë pjesë e tyre, duke filluar me transparencë maksimale, të testimeve dhe të rritjes së numrit të testimit. Ndryshe, sipas kryedemokratit sakrifica tre javore e gjithe shqiptareve do te shkoje dem. 

Në një komunikim për mediat, Basha ka theksuar se në këtë situate emergjencë, tashmë prej 3 javësh, barrën më të madhe dhe kryesore po e mbajnë qytetarët, të cilët sipas tij, i janë përgjikgjur me përgjegjshmëri të plotë situatës.

Ai kujtoi kërkesat e bëra nga ana e PD, tashmë prej tre javësh, për planin e ardhjes në ndihmë të familjeve, binzesit të madh dhe të vogël, duhet të vihen në zbatim për të dalë nga kjo pandemic me sa më pak dhimbje.

“Me këtë nivel të lartë vetëdijesimi, me vullnetin për të qëndruar në krah të njëri- tjetrit dhe me masat, ne të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë dhe do shikojmë pas me një lloj krenarie. Autoritetet t’i përgjigjen sakrificës së qytetarëve, mjekëve, mijëra sipërmarrësve duke bërë të mundur që nëpërmjet paketës të jemi pjesë e kalimit me sukses të kësaj pandemie. Deri tani prijnë qytetarët me ndërgjegjësimin e tyre dhe mjekët. Unë dhe PD do insistojmë në mënyrë të përditshme duke parashtruar dhe propozimet tona në mënyrë të detajuar. Koha nuk pret, jemi në garë me kohën. Kanë kaluar 3 javë nga shpalosja e parë e propozimit tonë ekonomik. Duhet të merren pa asnjë vonesë masat për t’i ardhur në ndihmë çdo shqiptari. Kjo është një kohë e jashtëzakonshme, të cilën me shumë mundësi do ta mbajmë mend gjatë por është një kohë që do e kalojmë së bashku”- tha ai.

Sipas tij, autoritetet dhe qeveria, duhet të bëjë me urgjencë, testimet e qytetarëve. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të ndërprerë zinxhirin e infektimit në vend.

“Qeveria te beje transparente sa testime behen, cfare po behet per testimin masive, sa jane kapacitetet”- tha ai, duke kerkuar rritje te testimeve, ne mase te qytetareve dhe tek personeli shendetesor, qe punojne me rrezikun dhe rrezikojne te infektojne te tjere, pa e ditur

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Oferta e testeve me pagesë të Covid-19 nga spitalet private ngre dilema etike dhe ligjore
Next post Basha: Në vend të trefishojnë paketën, hapin tender për blerje qeleshesh! Qeleshesh!