Home Aktualitet Në qofsh burr i mençur veç thelbin shiko,

Në qofsh burr i mençur veç thelbin shiko,

nga Albina Hoxhaj

Në qofsh burr i mençur veç thelbin shiko,
Shpirti ka vler, trupin çe do.
Por kur nuk ke bujarin as nder e as virtyt
I humbur për jetë do jet emri yt.
Ai do të prehet thellë nën dhe
Dhe shpejt do te harrohet nga të gjith ne.
Pra ndihmo sa je në jetë,
Se fise e njerzia s’te kujtojnë të Vdekur, si le neveria.
E në ke pasuri, dhurat jepe,
Se neser kur të Ikësh s’do marresh gjë me vete.
Do të kesh një zemër pa plag
Ndihmoj të varfurit edhe dite edhe nate.
Buken ushqimin me vete sille
Ndihmon veten nderon familjen, bëhesh shembull i mirë.
Çke sot në dorë vendosi në pëllëmbë,
Se shpinën e dorës ha nesër me dhëmbë.
Mbuloje me rroba njeriun e shkretë
Që edhe Zoti ty të mbulojë për jetë.
Për të sëmurët trego dhemshuri,
Po se mbase një dite do sëmurësh edhe ti.
E atyre që vuajne gëzimin jepi pëshqesh,
Dhe ke për të parë ti më i lumtur do t’jesh.
E meqënëse t’i nuk bredh si lypes nëpër dyer,
Falenderoje Zotin po edhe nevojtarët mos i nxirr zëmër thyer.
Artisti : Mirush Kabashi

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!