Presidenti Meta: Mirënjohje qytetarëve të Kavajës që iu bashkuan sot kauzës fisnike të dhurimit të gjakut

Read Time:1 Minute, 4 Second

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Bashkia e Kavajës në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Presidenti Meta falënderoi kryebashkiakun Redian Krali, qytetarët kavajas dhe në veçanti të rinjtë, për angazhimin e tyre vullnetar për t’iu bashkuar kësaj kauze fisnike dhe veprimtarie humanitare.

“Një falënderim të veçantë kam sot për popullin e Kavajës, për kryetarin e Bashkisë dhe stafin e tij që iu përgjigjën apelit për të dhuruar gjak në këto ditë kur kërkesa për gjak është mjaft e domosdoshme, sidomos nga fëmijët, të cilët vuajnë nga talasemia. Por edhe nga të gjithë të tjerët, që kanë nevojë në mënyrë periodike për gjak”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti shtoi se “solidarizimi me kauzën e dhurimit të gjakut është mjaft e rëndësishme, sidomos në këto ditë të vështira, kur kërkesat janë edhe më të mëdha, për shkak të vështirësive të krijuara nga kufizimet që ekzistojnë në lëvizjen e qytetarëve për shkak të pandemisë. Ndaj edhe ky kontribut jep sot komuniteti dhe Bashkia e Kavajës, është jashtëzakonisht i çmuar. Mirënjohje për qytetarët e mrekullueshëm të Kavajës, të cilët me shumë zemër të madhe erdhën dhe bënë sot këtë akt human!”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rasti i dytë me koronavirus në Mirditë: Bashkëshortja infermiere e të prekurit të parë
Next post “Do vazhdojmë …”, Taulant Balla jep mesazhin e fortë për shqiptarët: Vetëm durim!