Komisioni Hetimor për Metën pritet të shtyhet edhe me tre muaj

Read Time:47 Second

Komisioni Hetimor për ligjshmërinë e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta pritet të shtyhet me tre muaj.

Burimet bëjnë të ditur se Komisioni Hetimor do të presë edhe opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, i cili pritet të mbërrijë në qershor.

Në fillimit të marsit, Komisioni i Venecias doli në përfundimin se veprimet e Presidentit të Republikës, sa i përket emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë përgjithësisht të pajtueshme dhe me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës.

Duke marrë në analizë procedurën e ndjekur nga Presidenti dhe Kuvendi në emërimin e gjyqtarëve, Komisioni vlerëson se është e nevojshme ndjekja e radhës mes institucioneve.

Komisioni i Venecias preferon interpretimin sipas të cilit rregulli i sekuencës së nenit 179 të Kushtetutës dhe nenit 7 të ligjit të Gjykatës Kushtetuese zbatohet vetëm brenda një raundi të caktuar emërimesh.

Duke marrë në analizë veprimtarinë e KED, komisioni arrin në përfundimin se veprimet e tij kanë qenë kryesisht problematike dhe antiligjore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vasili: Edi me telefon perballë Edit pa qeveri!
Next post “Vonuan me një muaj blerjen e ushqimeve”, PD: Rama dhe Xhaçka sapo dhanë një tender 1,5 milion euro