“Do të ketë krizë konsumi”, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar bën 10 propozime konkrete për mbështetjen e sipërmarrjeve

Read Time:3 Minute, 57 Second

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar ka dalë me disa propozime konkrete në lidhje me masat që duhet të marrë qeveria për të shmangur falimentimin e kompanive prodhuese, mungesës me furnizime të popullatës apo një kize likuiditeti për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

BPSH propozon një plan prej 10 pikave mes të cilave përfshirja e sipërmarrjeve në skemat lehtësuese, ofrimin e asistencës së përkohshme të punonjësve kur sipërmarrjet nuk kanë mundësi të bëjnë pagesat, te pezullohet detyrimi i parapagimit të TVSH ne dogane për importin e mallrave; të anulohen këstet e parapagimit të tatim fitimit për vitin 2020, për sipërmarrjet prodhuese; të bëhet menjëherë rimbursimi i TVSH-së së prapambetur për të gjithë sipërmarrjet prodhuese, etj.

PROPOZIME PER MASAT MBESHTETESE EKONOMIKE QE QEVERIA DUHET TE MARRE NDAJ SIPERMARRJES PRODHUESE:

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar vijon te ndjeke me shqetesim situaten e rende te krijuar ne vend nga epidemia Covid-19, si dhe masat e marra nga qeveria per te parandaluar perhapjen e saj ne popullate.

Shprehim mirenjohjen e thelle dhe solidarizohemi me te gjithe personelin mjekesor dhe forcat e sigurise, te cilet jane ne vijen e pare te perballimit te kesaj emergjence te jashtezakonshme epidemike. Jemi te vetedijshem qe situata qe po kalojme eshte e paprecedent dhe me karakter te jashtezakonshem, pasi e gjithe bota ka hyre ne nje krize multidimensionale.

Megjithate, pertej vijimit dhe mbeshtetjes se domosdoshme ndaj kujdesit shendetesor dhe social per popullaten, eshte mjaft e rendesishme te merren ne konsiderate risqet dhe impakti qe epidemia nga njera ane, por edhe masat kufizuese qe po ndermerren per parandalimin e perhapjes se saj nga ana tjeter, do te kene ne ekonomine e vendit.

Padyshim qe kjo situate e jashtezakonshme do te shoqerohet me nje krize konsumi ne shume sektore por edhe me nje krize likuiditeti per mjaft industri prodhuese, disa prej te cilave u goditen edhe nga pasojat e termetit te 26 nentorit te shkuar. Kriza e rende ekonomike mund te pasohet me probleme te shumta sociale qe do te shkaktoheshin nga pamundesia e bizneseve te mbyllura apo qe kane reduktuar ne menyre te ndjeshme punen, per te paguar pagat apo detyrimet mujore.

Duke ju referuar qasjes dhe modelit te nderhyrjes ne ekonomi te qeverive te ndryshme, si dhe masave qe ato po ndermarrin per te mos lejuar qe kriza te paralizoje ekonomite vendase, ne konsultim me sipermarrjet prodhuese kemi hartuar nje pakete me propozime te cilat ne thelb synojne te garantojne moscenimin e vendeve te punes per punonjesit dhe te sigurojne likuiditetin e nevojshem per industrite prodhuese per te perballuar krizen gjate periudhes se gjendjes se jashtezakonshme.

PROPOZIMET PER MBESHTETJEN E SIPERMARRJES PRODHUESE:

1. Te perfshihen ne skemat shteterore te mbeshtetjes dhe lehtesirave, te gjithe sipermarrjet te cilave u eshte ndaluar aktiviteti apo kane nje reduktim me mbi 25% te xhiros;

2. Per sipermarrjet prodhuese qe i eshte ndaluar aktiviteti te subvencionohen nga shteti, per nje periudhe 9 javore, ne masen 80% te pages mujore te punonjesve dhe kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, ndersa per sipermarrjet prodhuese qe kane nje reduktim me mbi 25% te te ardhurave nga shitja, shteti ti subvencionoje, per nje periudhe 9 javore, 80% te pageses mujore te punonjesit dhe punedhenesi te paguaje 20% te saj.

3. Te miratohen rregulla dhe procedura te posacme per rregullimin e marredhenieve te punes dhe mundesia per kalimin ne asistence te perkohshme te punonjesve ne rastet e gjendjes se jashtezakonshme, kur sipermarrjet kane pamundesi te pageses se pagave dhe kontributeve mujore;

4. Te pezullohet detyrimi i parapagimit te TVSH ne dogane per importin e mallrave;

5. Te anullohen kestet e parapagimit te tatim fitimit per vitin 2020, per sipermarrjet prodhuese;

6. Te behet menjehere rimbursimi i TVSH-se se prapambetur per te gjithe sipermarrjet prodhuese;

7. Te behet shtyrja automatike e pagesave te kredive apo overdrafteve, per nje periudhe jo me pak se 3 mujore, ne te gjithe sistemin financiar te huadhenies, si dhe te mundesohet aksesi ne grante apo hua me interes jo me te larte se 0,5 % (perfshire kostot administrative), me procedura te pershpejtuara dhe pa ju referuar pozicionit te meparshem si kredimarres ne sistemin bankar, per sipermarrjet prodhuese;

8. Te shtyhen per nje periudhe 90 ditore, duke filluar nga data e shpalljes se karantines, te gjithe skadencat e procedurave administrative dhe ligjore, te cilat nuk mund te permbushen per shkak te situates se krijuar prej epidemise Covid-19.

9. Te shtyhen deri ne fund te vitit 2020, te gjithe pagesat per taksat dhe tarifat lokale te sipermarrjes prodhuese ndaj pushtetit vendor.

10. Te reduktohet ne masen 50% cmimi i energjise elektrike, per nje periudhe 90 ditore duke filluar nga data e shpalljes se karantines, per sipermarrjet prodhuese (duke reflektuar keshtu renien cmimeve te pasqyruar ne bursen e energjise ne Budapest)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Media italiane: Koha kur nuk do të kemi më raste me koronavirus
Next post Rama tregon përse i dërgoi mjekët në Itali: Në aeroport mësova se disa prej tyre s’u kishin treguar prindërve