E dhimbshme/ Vajza i thotë nënës lamtumirë me telefon, Infermierja: Nëna nuk do jetë vetëm…

Read Time:59 Second

Michelle Bennett nuk mund ti qëndronte pranë nënës së saj, 75-vjeçare, Carolann Christine Gann, e infektuar me koronavirus, në momentet e fundit të jetës.  

“Nuk mund të jem atje dhe të mbaj dorën e nënës sime, t’i fërkoj kokën dhe t’i tregoj asaj gjërat që kam dashur t’i them. Ishte një ndjenjë kaq e pafuqishme”, tha Bennett për CNN të hënën.

Bennett tha se një infermiere në spitalin Suedez Issaquah në Uashington  e thirri atë nga celulari personal dhe tha që frymëmarrja e nënës së saj po ndryshonte dhe ndoshta mund të ndërronte jetë nga momenti në moment.

“Unë po vendos telefonin përballë nënës tuaj në mënyrë që t’i tregoni asaj se e doni dhe t’i thoni lamtumirë. Nëna jote nuk do jetë vetëm, do qëndrojmë me të deri në fund”, i kishte thënë infermierja Bennet.

Bennet foli për rreth 10 minuta në FaceTime me të ëmën. Gjatë bisedës ajo zbuloi se marrëdhëniet me nënën  nuk i kishite shumë të mira si çdo marrëdhenie nënë-bije që ndonjëherë edhe prishen.

“Unë të dua shumë, dhe të fal”, i thotë Bennet në telefon nënës.

Pas kësaj nëna e Bennet ndërroi jetë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Banka Botërore: 24 milionë persona nuk do të​ mund t’i ikin varfërisë
Next post Më shumë se 37 mijë e 600 të vdekur në mbarë botën, ja 5 shtetet me më shumë viktima nga CoVid-19