Rriten vdekjet në Turqi, Erdogan nis Fushatën Kombëtare të Solidaritetit. Ja sa paga dhuroi vetë dhe shuma që dha kabineti i tij

Read Time:1 Minute, 1 Second

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar Fushatën Kombëtare të Solidaritetit për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke dhuruar shtatë muaj të pagës së tij për iniciativën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë po e filloj fushatën personalisht duke dhuruar pagën time shtatë muajshe”, tha presidenti Erdoğan në fjalimin e tij para kombit.

Erdoğan theksoi se anëtarët e kabinetit në qeveri dhe ligjvënësit po ashtu kanë dhuruar 5.2 milionë lira turke (791 mijë dollarë) në fushatë.

Ai shtoi se Turqia gëzon pajisje më të mira mjekësore në krahasim me vendet e tjera që luftojnë koronavirusin.

“Turqia po hap me shpejtësi spitale të reja përderisa po ashtu forcon ato ekzistuese. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet për të frenuar përhapjen e koronavirusit”, tha presidenti turk.

Ne raportimin e fundit  Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 168.

Sipas ministrisë turke, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 10.827, me 1.610 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Këngëtari shqiptar shërohet nga koronavirusi, jep lajmin e mirë: Bashkë me gruan dhe disa të tjerë presim të dalim nga spitali
Next post Atak kardiak? Jo, në disa raste është virusi që godet zemrën. Çfarë thotë shkenca dhe rasti i gruas në Itali