Këngëtari shqiptar shërohet nga koronavirusi, jep lajmin e mirë: Bashkë me gruan dhe disa të tjerë presim të dalim nga spitali

Read Time:1 Minute, 14 Second

Këngëtari i njohur kosovar Muhamet Sejdiu, ka deklaruar në mesnatë, se ai së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre presona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe pacienti i parë i diagnostifikuar me COVID 19 në Kosovë, 77 vjeçari nga qyteti i Vitisë, mesditën e sotme pritet të lënë Klinikën Infektive të QKUK-së, të shëruar plotësisht nga coronavirusi.

Në mbrëmjen e vonshme ne kemi marrë rezultatin e të gjitha procedurave mjekësore, testin që rezultoi negativ, fotografimet e mushkërive dhe disa kotrolle tjera që kryhen sipas protokoleve të OBSH-së këtu në Kosovë. Çdo gjë është në rregull. Deri në mesditë e presim edhe testin e dytë, që për mendimin tim, është më shumë formal dhe i kthehemi jetës, duke mbajtur masat e kujdesit sikur çdo qytetarë tjetër, që nuk është i prekur. Kaloi edhe kjo”, deklaroi Muhamet Sejdiu për ‘RADIO 1’.

Ai ka falënderuar stafin mjekësorë të Klinikës Infektive të QKUK-së dhe ka uruar shërim për të gjithë të prekurit.

“Uroj shërim edhe për ata që mbetën këtu dhe që mund të vijnë. Besoi fort se e gjithë popullatat duhet njdkeur këshillat e mjekëve, në mënyrë që tja dalim sa më lehtë dhe sa më shpejt. Sa për vete, falënderoj Zotin dhe ju kam thënë, që edhe para 5 ditëve isha gati për dasma, (hahaha). Një gjendje gripoze që po kalon, por një gjendje nga e cila duhet të ruhemi dhe mos të biem në grackën e saj”, shtoi Sejdiu. /Radio 1/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ndoshta tashmë e keni kaluar koronavirusin, por nuk e keni ditur. Tetë shenja të qarta që organizmi juaj është përballur me të
Next post Rriten vdekjet në Turqi, Erdogan nis Fushatën Kombëtare të Solidaritetit. Ja sa paga dhuroi vetë dhe shuma që dha kabineti i tij