Home Aktualitet SHBA i jep 1.1 milionë dollarë Kosovës për luftimin e koronavirusit

SHBA i jep 1.1 milionë dollarë Kosovës për luftimin e koronavirusit

nga Editor

Qeveria e Kosovës mori 1.1 milionë dollarë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të cilat do të shërbejnë për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës ndaj përhapjes së koronavirusit dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Kosnett ka vlerësuar punën e institucioneve shëndetësore në trajtimin e pandemisë.

“Së bashku mund ta mundim Covid-19. Amerika qëndron përkrah Kosovës”, deklaroi Kosnett.

Lajme te ngjashme