Home Aktualitet Pedagogia shqiptare në Oksford: Personat që mbajnë maskë, pesë herë më të mbrojtur nga COVID 19 se ata pa maskë

Pedagogia shqiptare në Oksford: Personat që mbajnë maskë, pesë herë më të mbrojtur nga COVID 19 se ata pa maskë

nga Editor

Mjekët janë të ndarë sa i takon përdorimit të maskave nga popullata si masë mbrojtëse kundër infektimit nga COVID 19.

Për Detina Zallin, pedagoge në Universitetin e Oksfordit thotë se përdorimi i tyre është i domosdoshëm nisur nga studimi se virusi qëndron në ajër deri në 3 orë.

Zalli: Ditët e fundit ka pasur mesazhe të përziera gjatë ditëve të fundit. Por dua të theksoj se përdorimi i maskave është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh se virusi mund të qëndrojë në ajër deri në tre orë, studimet kanë treguar qartë se personat që mbajnë maskë janë 5 herë më të mbrojtur nga virusi në krahasim me personat e tjerë që nuk mbajnë maskë. Mbajtja e maskës nuk do të thotë se nuk infektohesh nga virusi, por shanset janë 5 herë më të vogla në krahasim me personat e tjerë që nuk i përdorin.

Në një lidhje me skype për Ora News, Zalli hedh poshtë edhe mitin se i nxehti largon virusin.

ZalliNga provat e deritanishme virusi COVID 19 mund të transmetohet në të gjitha zonat, qoftë ato të nxehta apo të lagështa.

Edhe për vaksinën e turbekulozit ajo thotë se nuk ka prova klinike që mund të ndihmojë kundër COVID 19.

Zalli: Duke mos bërë prova asnjë gjë nuk është e sigurt. Jemi në një situatë ku po provojmë çdo gjë dhe nuk kemi një ilaç apo vaksinë efektive për momentin ndërkohë që kemi shumë të infektuar nga COVID 19.

Lajme te ngjashme