Home Aktualitet Floida Kërpaçi përsërit thirrjen: Qeveria të zbatojë udhëzimin e OBSH-së, testimin në masë të popullatës.

Floida Kërpaçi përsërit thirrjen: Qeveria të zbatojë udhëzimin e OBSH-së, testimin në masë të popullatës.

nga Editor

Ish deputetja e LSI Floida Kerpaci, nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka perseritur edhe njehere thirrjen drejtuar qeverise, per te ndjekur udhezimet e OBSH-se dhe te beje sa me shume testime ne popullate, si menyre e vetme dhe me e shpejte per te parandaluar perhapjen e covid019.Postimi i plote:Ditët në shtëpi po kalojnë e shqetësimi i qytetarëve për shëndetin nuk mund të bazohet në batuta “do ta kalojmë pa vënë re”, por të merren masa të menjëhershme. Ndaj,një sygjerim i vlefshëm për të evituar skenarin më të keq është prioritarizimi i testimit në masë të personave me sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të rënda të zemrës, diabetit, si dhe ata mbi 65 vjeç. Këto janë dhe grupet e identifikuara botërisht si më të rrezikuarit nga koronavirusi COVID19. Prej kohësh kemi bërë thirrje qeverisë të zbatojë udhëzimin e Organizatës Botërore të Shendetësisë për testimin në masë të popullatës.Ky hap u ndoq nga Koreja e cila ka krijuar dhe shembullin e suksesit ndaj koronavirusit me sa më pak përqindje fataliteti. Çfarë na tregon eksperienca globale e mbrojtjes së shëndetit publik nga koronavirusi është se vetëm masat e izolimit nuk mjaftojnë, ato duhen patjetër shoqëruar me testime dhe gjurmim të personave kontakt me të prekurit për të arritur fitoren finale.

Lajme te ngjashme