“Prilli do të jetë prova e zjarrit”, Rama flet për përshkallzimin e masave: Ja kur mund të mëndojmë për një hapje të ngadaltë…

Read Time:2 Minute, 8 Second

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive ka deklaruar se janë kemi më pak raste të shtuara nga sa ishin parashikuar në skenarin më të mirë të qeverisë, që sipas tij do të thotë së masat kanë dhënë efekt, por nuk duhet të gëzohemi para kohe.

I pyetur për përshkallëzimin e masave ditën e sotme, Rama tha se është e domosdoshme ndërkohë që shtoi se prilli do të jetë prova e zjarrit, veçanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse dhe si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale.

Po shkojmë drejt përmirësimit apo presim përkeqësim të situatës epidemike?

Rama: Këto janë pyetje shumë legjitime që i bën gjithkush, i bëj dhe unë gjatë gjithë kohës por askush se ka përgjigjen, jo këtu por në asnjë vend.

Ne duam të besojme se duke u nisur nga të dhënat e terrenit të luftës e krahasuar me shumë vende të tjera, mbi bazën e të njëjtave parametra, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe mund të them se po ecim në drejtimin e duhur.

Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e kemi thënë dhe përsëri për të mos marrë mësysh kemi më pak raste te shtuara se sa ato që kemi parashikuar në skenarin tonë të mirë, që do të thotë se masat po japin efekt dhe nga ana tjetër s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë cm nga vija mbrojtëse se sic e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete cdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje.

Sot ne u futëm në regjim të përshkallëzuar të karantinës përse u ndërmor ky veprim?

Rama: Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, cdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rëndohet bilanci edhe në Maqedoninë e Veriut, shtatë të vdekur nga koronavirusi 285 të infektuar
Next post U shtir si zv.ambasador/ Kroati mashtroi shqiptaren, i dërgoi videot e marrëdhënieve seksuale vëllait të saj