EMRAT/ Drogë drejt Greqisë, SPAK dërgon në gjyq grupin me 14 të akuzuar për 145 kg kanabis

Read Time:49 Second

SPAK-u ka mbyllur hetimet për një grup trafikantësh droge drejt Greqisë duke çuar në gjyq 14 të akuzuar.

Me një kërkesë pranë GJKKO, SPAK-u kërkon gjyq për Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj.

Ata janë të gjithë në arrest me burg dhe akuzohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për:

1.Trafikimi i narkotikëve
2.Grup i strukturuar kriminal
3.Organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal

Këta persona akuzohen se gjatë muajve prill- maj 2019 kanë organizuar tre raste trafikimi droge, dy prej të cilave në tentativë e sipër.

Vitin e kaluar Policia zhvilloi operacionin “Bistrica” ku u sekusruan 145.6 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa; 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme; një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Hajdutët vjedhin pikturën e Vincent van Gogh në Hollandë
Next post Rëndohet bilanci edhe në Maqedoninë e Veriut, shtatë të vdekur nga koronavirusi 285 të infektuar