“Konjuktivat e syve, rruga e tretë e infeksionit”, Panariti: Bëni kujdes, përdorni maska dhe syze

Read Time:1 Minute, 10 Second

Ish ministri i bujqesise Edmond Panariti, nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka bere edhe njehere thirrje se masat per te mbrojtur personelin mjekesor por edhe qytetaret duhet te jene me te forta.

Sipas studimeve te fundit virusi ka rruge hyrje edhe konjuktivat e syve, ndaj Panariti thekson se maskat dhe syzet duhet te jene te domosdoshme.

Postimi i plote:

Rruga e tretë e infeksionit të COVID – 19, verteton se maskat dhe syzet na mbrojnë të gjithë !

Kryeepidemiologu i Koresë së Jugut nuk bie dakord me rekomandimin fillestar të OBSH dhe te disa vendeve perëndimore se maskat duhen perdorur nga mjeket dhe të semuret, ndersa për të tjerët eshte e panevojshme!

Rruga e tretë e infeksionit nga COVID deshmon se shperndarja e virusit behet edhe me grimca aerosoli më të vogla se 1 mikron!

Keto grimca dalin nga goja edhe gjatë nje bisede normale.
Ato shperndahen mjaft me larg se distanca 2 m e distancimit social dhe është e vërtetuar se mund të qendrojne pezull per ore ne mjedise të mbyllur.
Meqenese 20 perqind e te prekurve nuk kane shenja, kuptohet se sa pa sens eshte te mos perdoren maskat!
Madje edhe kur per pak minuta na duhet të psonisim apo të kryejmë sherbime të tjera jashtë vetë izolimit.
Jo vetëm maska thotë ai, por edhe syze!
Sepse çdo gjë tjetër veç lëkurës eshte portë hyrje, perfshirë edhe konjuktivat e syve!
Prandaj kujdes…!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Kur të kemi udhëzime, do t’i tregojmë në facebook”, PD: 2 javë pas mbylljes së kufijve me Italinë, qeveria nuk ka asnjë plan për kthimin e shqiptarëve
Next post “Karantina e mençur”, ja çfarë po ndodh në Çeki me masat kundër koronavirusit