Paloka-Ramës: Propagandë boshe, jepu përgjigje këtyre pyetjeve…

Read Time:2 Minute, 19 Second

Nënkryetari i PD, Edi Paloka rrëzon propagandën e Ramës në lidhje me përballimin e krizës së pandemisë së koronavirusit.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Paloka shkruan se “për turpin e tij, Rama nuk kursen asgjë dhe asnjë, duke përdorur kohën më të keqe për shqiptarët në funksion të axhendës së tij politike”.

Ja postimi i plotë:

Gjithçka në funksion të propagandës boshe, vetëm kryeministrin nuk e bën dot Edvini!

Për turpin e tij, Rama nuk kursen asgjë dhe asnjë, duke përdorur kohen më të keqe për shqiptarët në funksion të axhendës së tij politike.

Tani ka përfshirë në telenovelen e tij propagandistike dhe serinë ku qan hallet e shfaqet si shpëtimtar i Evropës…

Ka kaq kohë që njerzit e shqetesuar duan të dijnë, po Rama nuk u thotë shqiptarëve asgjë që ka të bëje me jetën dhe shendetin e tyre.

– Sa tamponë ka në dispozicion shëndetësia shqiptare për të testuar të dyshuarit me koronavirus?

– Si do ushqehen mijëra familje shqiptare që qeveria i ka përjashtuar nga pagesa?

Në vend që të merret me këto, në vend që të bëjë detyrën e tij si kryeminister i shqiptarëve, Rama ka gjetur momentin të shfaqet dhe një herë si “lider boteror” e për këtë po përdor grupin kurajoz të mjekëve dhe infermierëve që pranuan të japin ndihmen e tyre për Italinë fqinje, në vështirësi serioze.

Tani sipas skenareve politik te dale boje te Rames, shqiptaret ne ditet ne vijim do te vazhdojne te degjojne lajme per kete “akt” historik e te padegjuar, jo te mjekeve, po te liderit dhe “shpetimtarit” te botes mbare (mos harroni qe pak dite me pare akuzoi dhe Presidentin e SHBA se i “kishte hapur deren armikut”)

Një ditë Rama do të jape intervistë, nje dite tjeter do te perdore mesazhet prekese te mjekeve. Ne skenar do te kete edhe lidhje direkte nga Italia me apo pa Bruno Vespen. Dikush ( nuk ka rendesi se kush) do propozoje qe Rames e jo mjekeve, ti jepet ndonje dekorate nga shteti italian  e te tjera skena qe nuk i kemi per here te pare. E gjitha kjo vetem qe nderkohe  te mos flitet per problemet dhe veshtiresite ku gjenden shumica e  qytetareve shqiptare .

Turp per kete regjisor sharlatan qe nuk heq dot dore nga veset e tij.

Turp qe sot kur fshat digjet, kryeministri krihet.

Edi Rama duhet ta ndale menjehere kete shfaqje te turpshme. Te kthehet me kembe ne toke para se te jete vone per shendetin dhe ekonomine e familjeve shqiptare.

– T’u jape pergjigje njerezve ;sa testime bejme dhe per sa kohe kemi rezerva?

– Kush do ta marre ndihmen financiare dhe kur?

– Kur do t’i mbylle fasonet dhe call center?

Masat e marra ne kohe sot shpetojne jete dhe lehtesojne krizen!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Mjeku kritika qeverisë: Po lejove call centerat dhe fasoneritë ekspozon 1.1 milionë shqiptarë ndaj koronavirusit
Next post ANALIZA/ “Ecuria e epidemisë nga COVID-19”- Profesori i Imunologjisë, Genc Sulçebe: Si do arrihet ‘imuniteti i tufës’ në Shqipëri nga koronavirusi. Numri i të rrezikuarve pritet të jetë rreth…