Home Aktualitet “Na ka ndryshuar jeta nga koronavirusi”, mjekja: Kemi pezulluar ndërhyrjet kirurgjikale

“Na ka ndryshuar jeta nga koronavirusi”, mjekja: Kemi pezulluar ndërhyrjet kirurgjikale

nga Editor

Kirurgia onko-gjinekologe, Silvana Çeliku sqaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Neës24, se si po veprohet me pacientët në pavionin onkologjik në QSUT.

Çeliku tha se ndërhyrje kirurgjikale janë pezulluar së tepërmi, ndërsa kujdes të shtuar kanë pacientët e shtruar apo të kimioterapisë.

“Si gjithë Bota në këto ditë të vështira edhe ne mjekët, edhe unë personalisht ndihem pak ndryshe. Na ka ndryshuar jeta, cilësia e saj. Po sikur kam thënë më herët ne mjekët nuk duhet ta njohim as fjalën ankth e as dëshpërim, për ne është vetëm fjala shpresë.

Sepse nëse biem ne në pesimizëm, c’duhet të bëjë populli që di më pak rreth kësaj sëmundje. Kjo është një sëmundje që erdhi në mënyrë të papritur, është shumë ngjitëse.

Na bën të gjithëve të reflektojmë për të mbajtur këshillat kryesore, që janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne.”

Përballeni me sëmundje shumë të rënda, si po kujdeset pavioni juaj?

I sëmuri onkologjik, është me një forcë imunitare shumë të ulët, ndaj është shumë I predispozuar, qoftë për t’u infektuar por edhe për të bërë raste shumë të rënda që mund ta çojnë deri në vdekje.

Ne në Onkologjik, kirurgjia pothuajse e ka pezulluar totalisht punën, duke shtyrë rastet që presin, e duke bërë vetëm urgjencat në mënyrë që I sëmuri të rrijë sa më larg patologjisë së infeksionit nga koronavirusit. Ndërkohë kimioterapia, radioterapia vazhdojnë me të njëjtin intensitet.

Jemi munduar që një pjesë të pacientëve ti dërgojmë edhe nëpër rrethe atje ku ne kemi mjek onkolog, që ta marrin shërbimin sa më afër familjes. Jemi munduar të marrim edhe masa të tjera, si I sëmuri duhet të qëndrojë vetëm pa shoqërues dhe të gjithë shërbimet I bëhen nga personeli shëndetësor.

A mund të shtyhet kimioterapia?

Nëse ka mundësi.. por duhet të dini që është një mjekim në proces, dhe shtyrjet e tyre sigurisht që do kenë efekte jashtëzakonisht të këqija në trajtimin e pacientëve. Ndaj jemi munduar të kushtojmë kushte sa më të mira për pacientët. Në pacientët e mi ne nuk kemi patur raste të prekur.

Sa urgjenca janë kryer?

Mund të bëhen rreth 3-4 në javë jo më shumë.

Është reduktuar jashtëzakonisht, dhe mendoj është më mirë të shtyhet diçka se sa të rrezikojmë më shumë. Sigurisht ne do t’i vlerësojmë rastet në vazhdimësi, sepse ka dhe sëmundje që nuk presin gjatë, por uroj që izolimi të japë rezultatet e veta, dhe të kthehemi në atë moment, ku të fillojmë të zhbllokohemi nga kjo gjendje.

Ne jemi mësuar të punojmë e kjo gjendje apatie, sa I takon punës, nuk është komforte për ne. Por jemi të gatshëm për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve infeksionistë.

Lajme te ngjashme